Dy grabitës në Las Vegas, SHBA, duket se kanë patur plane të mëdha për fundjavën, pasi u filmuan të premten e kaluar, teksa vodhën të paktën 30 000 kondomë nga një magazinë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur grabitësit marrin pakot dhe i vendosin në bagazhin e makinës së tyre. Por, ata nuk janë mjaftuar me aq, pasi janë kthyer sërish gjatë asaj nate, për të marrë dhe pjesën e mbetur të pakove.
Sipas kompanisë, pjesa më qesharake është se ata kishin publikuar më herët në ëebsite-in e tyre se do të dhuronin disa mijëra kondomë falas gjatë javës.