E dyta e "Republikës së Re" në Tiranë, pro kanabisit: Ju stimulon oreksin....

31 Maj 2017, 19:13Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që në momentin që u fut në çadër përpara kryeministrisë armën më të fortë të akuzave ndaj Edi Ramës kishte luftën ndaj kanabisit.

Mirëpo që pas marrëveshjes me Ramën që çoi edhe në përfundimin e krizës politike në Shqipëri, kjo akuzë e fuqishme e Bashës ndaj kreut të qeverisë ka humbur nëpër gërmat e Republikës së Re.

Kreu demokrat, e ka marrë këtë kthesë, ndoshta edhe pasi është bindur nga ekipi më afër tij për efektet pozitive të Kanabisit.

Orjola Pampuri kandidatja e dytë e Republikës së Re në Tiranë, në një shkrim të botuar dy vite më parë në gazetën Dita, ka shpjeguar efektet pozitive të Kanabisit.

Shkrimin ajo e ka bërë në bashkëpunim bashkëshortin e saj dhe shprehen të bindur se përdorimi i kanabisit ka edhe të mirat e saj teksa thonë:

Megjithatë, duke pasur parasysh interesin terapeutik ndaj kanabisit, për të trajtuar dhimbjen dhe disa sëmundje përfshi këtu edhe epilepsinë tek fëmijët, një substancë e tillë nuk bën pjesë tek të preferuarat e përdoruesve të rregullt të drogave për shkak të ndikimit më të dobët psiko-aktiv krahasuar me substancat e tjera.

Kanabisi gjithashtu stimulon oreksin dhe redukton të vjellat, ndikon në qetësimin e dhimbjes, inflamacionin dhe spazmat.

Kanabisi është një substancë jo-psikoaktive që qetëson dhimbjen dhe spazmat, kontrollon krizat epileptike dhe mund të ndërhyjë deri në trajtimin e psikozës dhe varësisë.

Studimet e fundit theksojnë që kanabisi mund të trajtojë sëmundjet auto-imune, dhimbjen, inflamacionin, krizat, çrregullimet si pasojë e përdorimit të substancave psikotike dhe çrregullimet psikiatrike gjithashtu.”/CityNews

3 komente në “E dyta e “Republikës së Re” në Tiranë, pro kanabisit: Ju stimulon oreksin….”

  1. DANIELE says:

    MIRE KJO TARALLAKJA , PO BURRI I SAJ CNE QE MERR VESH NGA KETO GJERA, SE AI DRU ME PRE, VETEM CA MINIERA ANDEJ NGA MARTANESHI SE CKA BLERE NE KOHEN E SALIU E SKA LENE EMER E MBIEMER PA NDERRUAR. HEJ ZOT I MADH CPO LEXOJME E CPO NA SHOHIN SYTE ME KETO FUNDERRINA QE DALIN NE KRYE TE LISTAVE COPE COPE TE PD

  2. Timi says:

    Ka shume te drejte Orjola ne pershkrimet e saj. Kanabisi eshte nje bime natyrale dhe jo droge sintetike. Te gjitha efektet e pershkruara nga shoqja ne fjale jane te provuara shkencerisht, sidomos per vajin e kanabisit. Politikanet duhet ti lene menjane sulmet idioteske dhe percaktimin e kesaj bime si droge dhe te legalizojne kete bime dhe perdorimin e saj mjekesor. Legalizimi do ti sillte shtetit miliarda doallare ne taksa. Shqiperia do te behj nje vend i pavarur financiarisht. Duhet bere tani sa pa e legalizuar edhe vendet e tjera te Ballkanit. Shenim: Ka dy lloj bimesh sativa dhe indica. Njera ka efekte psikodelike (mendore, stimulon mendimet dhe krijimtarine – shume kengetare dhe artiste e perdorin per te krijuar vepra muzikore apo arti si pikture, romane etj) dhe tjetra ndikon per mire ne shume semundje.

  3. Asd says:

    Nuk eshte studim. Thjesht ka perkthyer nje artikull te rendomte nga rrjeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje