VIDEO/ Tentojnë të grabisin bankomatin, por...

31 Maj 2017, 07:44Sociale TEMA

Dy persona tentuan të grabisnin një bankomat brenda një supermarketi në Marshall, Teksas në SHBA, por duket se nuk ia kanë dalë dot mbanë.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë njërin prej grabitësve teksa lidh bankomatin me një kamionçinë, ndërsa personi që gjendej brenda
saj, përpiqet ta tërheqë.

Problemi qëndron se litari këputet qysh në tentativën e parë, ndërsa grabitësi i dëshpëruar shihet teksa largohet, duke hequr dorë nga grabitja.

Sipas policisë, makina e përdorur rezulton se ishte e vjedhur dhe është gjetur nga polica dhe i është kthyer pronarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje