Pamje tronditëse të filmuara në një cirk në Ukrainë tregojnë momentin kur një ari ka sulmuar shikuesit, duke lënduar disa prej tyre.
Video tregon momentin kur ariu ishte duke performuar në skenë, ndërsa në një moment është larguar nga trajneri i tij dhe është hedhur mbi të pranishmit që gjendeshin në publik, familje dhe fëmijë.
Pas ngjarjes u raportua se një numër i madh personash kishin mbetur të lënduar, por nuk u publikua një shifër e saktë e tyre, ndërsa mendohet se shumica kanë qenë fëmijë.
Është ende e paqartë nëse anëtarët e publikut u plagosën nga sulmi i ariut, apo gjatë kaosit teksa përpiqeshin të largoheshin.