Ky është momenti kur një person i ka vendosur flakën motorrit të tij në një pikë karburanti në provincën Sichuan në Kinë, pa ndonjë arsye të dukshme.
Ndërkaq, siç shihet edhe nga pamjet, punonjësit e karburantit janë treguar mjaft të shpejtë në përpjekjen e tyre për të kontrolluar zjarrin, ndonëse kjo ka qenë e vështirë për shkak të afërsisë së motoçikletës në flakë me pompën e karburantit.
Disa sekonda më pas, kur gjithçka kishte marrë flakë, motoçiklisti është hedhur midis tyre, duke tentuar vetëvrasjen. Megjithatë, ndërhyrja e njërit prej punonjësve ka qenë vendimtare, pasi e ka tërhequr motoçiklistin jashtë flakëve.
Fatmirësisht, në fund ata kanë arritur ta shuajnë zjarrin.