Policia në Orlando, SHBA ka publikuar 11 orë të reja pamjesh nga kamerat e trupit të oficerëve të policisë, pas hyrjes në lokalin e natës “Pulse,” ku një vit më parë ndodhi edhe një nga sulmet më masive në SHBA, që nga 11 Shtatori.
Pamjet e reja tregojnë momentet dramatike të kaosit mes masakrës, ndërsa persona të ndryshëm përpiqen t’iu japin ndihmën e parë të plagosurve.
Një vit më parë, Omar Mateen hyri në lokalin e natës “Pulse” në Orlando, Florida, ku vrau 49 persona dhe plagosi disa dhjetëra të tjerë.
Mateen u ekzkekutua nga policia gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Përgjegjësia për sulmin u mor përsipër nga ISIS.