Shehi shpërthen ndaj Topallit, kërkoi shkarkimin e Bashës: Më vjen keq për moshën që ka...gjest i rëndomtë politik

2 Qershor 2017, 23:45Politika TEMA

I ftuar mbrëmjen e së premten në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi në Vizion Plus, politikani dhe kandidati në listat e PD­, Dashamir Shehi ka analizuar komentet dhe lëvizjen e ish deputetes së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e cila kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës, pas mospërfshirjes së saj në listat zgjedhore të PD.

Kam shumë respekt për Zonjën Topalli, por ka gjetur një moment jo shumë oportun për të filluar betejën e demokratizimit të PD­-së.

Mund ta kishte filluar me muaj përpara, me vite përpara. PD­ gjithmonë ka pasur probleme, nuk ka qenë ndonjë hapsirë shumë e madhe demokratike, me thënë të drejtën dhe më vjen keq që e them këtë gjë sepse nga PD kam dale, për PD po kontribuoj dhe sot, por nuk më duket që është momenti për një zonjë serioze që merret me politikë, që ditën që shpallen zgjedhjet kërkon të shkarkohet kryetari.

Kjo është ti zbresësh kalit në mes të lumit edhe më vjen keq për moshën që ka nuk duhet të mbërrinte në një gjest kaq të rëndomtë politik me inatin personal…

Mbarojnë zgjedhjet në datën 25­, vjen shtatori dhe hajde të diskutojmë gjerë dhe gjatë, gjë që se ka bërëprej vitesh. Nuk e ka bërë këtë që kam bërë unë dhe kolegët e mi, për të kërkuar demokracinë brenda PD”, tha ai.

Dashamir Shehi analizoi gjithashtu dhe lëvizjet e fundit të Partisë Demokratike, pas vendimit për pjesëmarrje në zgjedhje, pas marrëveshjes me PS dhe shpalljen e listave.

Gjithashtu Shehi analizoi dhe lëvizjet e fundit të kreut të opozitës, Basha për nryshimet dhe risitë në PD dhe prezantimin e platformës së tij për Republikën e Re.

“Unë e di që ajo listë nuk është perfekte, e di që PD nga brenda nuk është ajo katedralja e kristaltë e lirisë dhe e demokracisë, është një parti shqiptare me gjithë kusuret e saj.

Do ti kujtoj një gjë shqiptarëve. Ky djaloshi i ri, Zoti Basha ka marrë një gjest të madh politik, një sfidë të madhe, të rinovojë PD dhe politikën shqiptare në përgjithësi.

Ka bërë një akt që brenda mund të ketë edhe element padrejtësie, dhune politike, mund të prodhojë dhe pakënaqësi, por duan kurajo për tu bërë ca gjëra të reja.

Gjithmonë jemi ankuar s’po ndodh gjë dhe ska rinovim. Ditën që e merr me kurajo njëri duke riskuar edhe karrierën e vetë, edhe emrin e vetë, e ka bërë si sfidë personale, i turren.

Koha do ta tregojë, këto ditë që janë të fushatës, rezultati zgjedhor, nëse ka bërë një veprim të mirë apo të keq.”,tha Shehi.

9 komente në “Shehi shpërthen ndaj Topallit, kërkoi shkarkimin e Bashës: Më vjen keq për moshën që ka…gjest i rëndomtë politik”

  1. Shkodrani says:

    O dashi o te hengert mortja ty me gjithe lulzimen,u plake dhe po bythe lepires ngele more Gomar,e mos u merzit se do ta shikoni se car rezultati te ndyre do merrni,o Bythe lepires

  2. Benard says:

    Jozefina ka menduar se eshte vet PD. Pse jo ? e perdori pushtetin ne 8 vjet sa as princeshat Zogu nuk guxuan ne 10 vjet te bejne 2 % te saj. Ata vetem njehere ishin ne Amerike ne forme zyrtare dhe jo zyrtare. Po ne 8 vjet sa vende te botes mbare shetiti Jozefina me suiten e saj te madhe te nje Princeshe , shetitje krejt koti per gjera te padegjuara qe ajo i thoshte ” Pulitike parlamentare”. Ajo e mendonte PD kopshtin e saj personal se ajo e “mbante ate ne kembe” me Sali Burishen ! Pastaj femijte e kesaj “Bllokmenje” pernjimen do te benin edhe keta “Pulitike” se e kishin trashgim nga Nanlokja dhe pse jo Burisha !
    Oh medet per kete vend kush na ka qeverisur !

  3. arton says:

    pis njeri…me keq se enveri jeni, keni 25 vjet na cani trapin te njejtet surreter. Pijanecet e leshit

  4. Merqinja says:

    Dashi o letra higjenike e Saliut.Ocurufel shyqyr qe te dha Basha nje oshkur te mbashe pantallonat.Trupin mba drejt se goja te iken shtrembert te tregon kush je. Po si nuk u vjen turp nuk shikoni veten po pergojoni Jozefinen.

  5. luli says:

    Po ky do i shtyje dhe 4 vjet si deputet, nje cope gomar ka qene tere kohen, por s’ke ç’i ben; sot eshte koha e gomarve se kuajt jane larguar, por me nje ndryshim: keta nuk jane gomare qe hane gjemba, por jane gomare qe hane nje vend dhe nje popull te tere. Kane 26 vjet qe i vijne verdalle me slloganin demokraci. Paska qene per te qire t’emen kjo demokracia keshtu

  6. realisti says:

    Tamam nje plak matuf e by,,,lepires,i pa burrni ,nuk dukej keshtu ne fillimet e tij ne politike,tani nuk degjohet kur lavderon lulin,akoma per karrike ne kete moshe,turp per te e sojin e tij

  7. realisti says:

    Tamam nje plak matuf e by,,,lepires,i pa burrni ,nuk dukej keshtu ne fillimet e tij ne politike,tani nuk degjohet kur lavderon lulin,akoma per karrike ne kete moshe,turp per te e sojin e tij

  8. realisti says:

    Dashi tamam by,,, lepires ,akoma per karrike ne kete moshe,turp per te

  9. realisti says:

    Dashi tamam by,,, lepires ,akoma per karrike ne kete moshe,turp per te

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje