Kamerat e sigurisë së një hoteli në qytetin Changsha në Kinë, kanë regjistruar momentin kur një grabitës i armatosur hyn dhe kërcënon recepsionistin.
Ai shihet teksa hyn në hotel, dukje si një turist i zakonshëm me kapele, syze dielli dhe një valixhe, por sapo afrohet tek recepsioni, nxjerr një pistoletë dhe kërcënon recepsionistin.
Megjithatë, në atë moment është gjendur pranë një nga punonjësit e sigurisë, i cili ndonëse i paarmatosur, është përleshur me grabitësin dhe i ka marrë armën.
Sipas punonjësit të sigurisë, ai e pikasi menjëherë se bëhej fjalë për një armë lodër dhe jo për një pistoletë të vërtetë.
Grabitësi është arrestuar dhe ngjarja është nën hetim të mëtejshëm.