Reali i Madridit ka hyrë në histori, duke fituar për të dytin vit rradhazi trofeun më të rëndësishëm në Europë, atë të “Uefa Champions League”.
Madrilenët u treguan magjik në finalen e sotme në “Millennium Stadium” të Cardiffit, përballë skuadrës së Juventusit duke dhuruar spektakël.
Skuadra e drejtuar nga tekniku, Zinedine Zidane, arriti që të triumfojë përballë bardhezinjve me rezultatin e thellë 4-1, në një sfidë të cilët arritën që ta dominonin përgjatë gjithë 90-minutave.
Heroi i mbrëmjes së sotme është portugezi, Kristiano Ronaldo, i cili arriti që të shënojë një dopietë në minutat 20-të dhe 64-të.
Ndërsa, golat e tjerë për Realin u shënuan nga Casemiro dhe Asensio.
Autori i golit të vetëm për ekipin e “Zonjës së Vjetër”, në këtë finale ishte Mario Mandzukic në minutën e 27-të i cili realizoi në mënyrë spektakolare.
Ky është një tjetër sukses i madh për Realin që nën drejtimin e Zidane, merr për të dytin vit rradhazi trofeun më të rëndësishëm në Europë duke hyrë në histori.
Ndërsa, Juventusi nuk arriti dot që të bëjë tripletën këtë edicon duke u larguar nga Cardiffi me shijen e humbjes, duke humbur finalen e dytë në Champions pas asaj me Barcelonën në vitin 2015.
Mbretërit e këtij sezoni mbetën sërish ata, Reali i Madridit, të cilët sigurojnë titullin e 12-të në histori te Uefa Champions League./ Pergatiti Fatjon Baze/
Goli i Ronaldos
Goli i Mandzukic
Goli i Casemiros
Goli i Ronaldos
Goli i Asensios
e moret vesh more beqiraaaaaaaaaa se futbolli do arxidia e jo italopisogledides……………………….gezuar ramazonin!