SHBA: Korea e Veriut rrezik real për stabilitetin në rajon

3 Qershor 2017, 17:27Bota TEMA
SHBA: Korea e Veriut rrezik real për stabilitetin në rajon

Uashingtoni i shikon testet raketore që  Koreja e Veriut zhvilloi këto ditë dhe përpjekjtet e saj për krijimin e raketave bërthamore si kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera.

Sipas sekretarit amerikan të mbrojtjes, Jim Mattis këto përpjekje paraqesin “rrezik të qartë”. Duke folur sot në një konferencë për sigurinë ndërkombëtare në Singapor, zoti Mattis vlerësoi se Koreja e Veriut është një kërcënim real ushtarak.

“Ne po punojmë në mënyrë diplomatike dhe ekonomike, ne po provojmë t’i përdorim të gjitha alternativat e mundshme për ta shmangur këtë garë për armatim atomik, që paraqet shkelje të kufizimeve të Kombeve të Bashkuara për aktivitetet atomike të Koresë së Veriut”, tha Mattis.

“Ne dëshirojmë që këtë ta ndalim dhe e konsiderojmë atë çështje urgjente”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje