FOTOT/ Sulmi me armë në një kazinonë në Filipine, 36 viktima

2 Qershor 2017, 13:40Bota TEMA
FOTOT/ Sulmi me armë në një kazinonë në Filipine, 36

Të paktën 36 viktima u gjetën në një resort turistik në kryeqytetin e Filipineve, Manila, ku një person i armatosur hapi zjarr gjatë natës.

Sipas autoriteteve vendase shumica e të vdekurve u asfiksuan nga tymi toksik, pasi agresori i vuri flakën tryezave të kazinosë.

Personi i armatosur, kombësia e të cilit nuk është ende e ditur, filloi të shtënat në ajër brenda kazinosë së resorit “World Manila” në orët e para të mëngjesit të së premtes. Policia tha se më vonë atentatori vrau veten pas tentativave për tu arratisur.

Gjithashtu policia bën me dije se asnjë prej viktimave nuk kishte plagë plumbash në trup, por ata kanë vdekur si pasojë e afsiksisë nga tymi që u shkaktua nga flaka pasi agresori i vuri zjarrin tavolinave të pokerit.

Hetuesit mendojnë se kjo ishte një tentativë grabitjeje, pasi agresorit ju gjet një çantë e  mbushur më fisha loje në vlerën e rreth 1,7 milionë dollarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje