80 persona të vrarë dhe rreth 350 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi me bombë në kryeqytetin e Afganistanit në Kabul.
Spërthimi I bombës ka ndodhur afër ambasadave të huaja. Por fuqia shpërthyese e bombës ka goditur më së shumti pranë ambasadën gjermane dhe pallatit presidencial në sheshin Zanbak.
Deri më tani nuk dihet ende saktësisht për të lënduar nga stafi i ambasadave. Autoritet kanë bërë të ditur se pjesa më e madhe e viktimave janë civilë.
Zyrtarët vendas thanë se shpërthimi erdhi nga një makinë bombë dhe ende nuk dihet shënjestra e saktë që ata kishin. Deri më tani ISIS nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin.