Senatori amerikan John McCain deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin është kërcënim më i madh për sigurinë globale sesa Shteti Islamik, dhe paralajmëroi se Senati do të promovojë sanksione të tjera kundër Moskës për ndërhyrje të pretenduar në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar. McCain, një anëtar i rëndësishëm i politikës së jashtme në Kongres, i bëri këto deklarata në Australi, ku mori pjesë në një samit për sigurinë.
“Unë mendoj se Putin është kërcënimi kryesor dhe më i rëndësishëm, më shumë edhe se ISIS”, tha ai në një intervistë për Australian Broadcasting Company (ABC), duke iu referuar Shtetit Islamik.
“Mendoj se rusët janë sfida më e madhe”, tha McCain, i cili kryeson Komitetin e Forcave të Armatosura të Senatit Amerikan.
“Ne kemi nevojë për të rritur dënimet dhe shpresoj se Senati do të vazhdojë me të tjera sanksione kundër Rusisë”-tha ai. McCain beson se ekipi i sigurisë së presidentit Trump ka një strategji për të dalë fitimtarë në Afganistan dhe se Trump ka besim të madh në këtë grup.
E mendojm te dy njesoj. Putini eshte hale dhe problemi me i madh i europes
Per ju z.senator patjeter Putin eshte me I rrezikshem se ISIS,sepse ISIS eshte krijesa juaj,sic ishin edhe talibanet krijesa juaj. Ju e krijuat ISIS,e stervitet,e armatoset .Per ju nuk kishte rendesi se ishin kriminele ,kishte rendesi te luftonte ate qe nuk donit ju,presidentin sirian (sic stervitet e armatoset te tjere per te luftuar Sadamin,Gadafin etj) .Dhe kete e bete duke genjyer paturpesisht popullin amerikan,anglez etj. Per ju eshte normale te organizoni kete kategori njerezish per te luftuar qeveri qe nuk I doni ju duke organizuar nje fushate genjeshtrash per te mbuluar veprimet tuaja . Dhe gjithe ky kriminalitet qe ka mbuluar boten ,gjithe keto vrasje cnjerezore kudo ne bote ,gjithe kjo pasiguri sot ne te cilen bota nuk eshte ndodhur asnjehere me pare kane per autor ju dhe shoket tuaj . Patjeter ju baballaret e ISIS, te talibaneve etj.,sado qe me propaganda I denoni ,nuk I harroni ,sepse prindi nuk e harron femijen e tij .ISIS nuk ju cenon perandorine tuaj ,kurse Putin po,prandaj per ju Putin eshte me I rrezikshem .Ju keni metrin tuaj te matjeve ,por mos harroni se sot ne boten e internetit cdo njeri ka edhe ai metrin e tij te matjeve per ti bere balle genjeshtrave tuaja.Ju lutem botoni komentin tim!
Kuptohet që Putin është “kërcënim më i madh” se ISIS, sepse ISIS është “djali ynë”, ne e lindëm, ne e ritëm, ne e ushqejmë…. John McCain
Luani: (pasi ka vrare dhe ngrene prene): “hienat rrezik per pyllin!!!!!!!””
Luani: (pasi ka vrare dhe ngrene prene): “hienat rrezik per pyllin!!!!!!!!!””