Policia Britanike ka publikuar disa imazhe në të cilat shihet autori i sulmit në Mançester, Salman Abedi, ku mbeten të vdekur 22 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Këto pamje janë marë nga kamerat e sigurisë mbrëmjen e 22 majit pak çaste para shpërthimit.
Në foto shihet kamikazi i veshur sportiv. Ndërsa në krahë i dallohen rripat e çantës që mbante mbi shpinë, e cila ishte e mbushur me eksploziv.
Gjithashtu policia bën me dije se janë bastisur 14 shtëpi dhe janë arrestuar 13 persona pasi dyshohen se merren me aktivitete terroriste.
fytyr suniti nga Kavoja……………..