Dronët iranianë mbi luftanijen amerikane acarojnë Pentagonin

26 Maj 2017, 21:09Bota TEMA

Avionë iranianë pa pilotë, të llojit “UAV”, thuhet se janë bërë të zakonshëm në hapësirën ajrore mbi luftanijen “USS George H.W. Bush”, e vendosur në Gjirin Persik për të mbështetur trupat e koalicionit që luftojnë ISIS.

Sipas mediave ndërkombëtare, këto misione mbikëqyrëse të qeverisë iraniane duket se i kanë ngritur nervat Pentagonit.

Dronët e parë iranianë që përgjuan anijet amerikane u pikasën në vitin 2012. Ndërsa në muajt e fundit, episode të tilla kanë qenë të përditshme dhe gjasat që të ndalin janë të vakta.

Më herët në maj, kapiteni Will Pennington, komandant i luftanijes “USS George W.H. Bush”, tha për një gazetë ushtarake se dronët iranianë kanë qëllime mbikëqyrjeje, raporton Top Channel.

Por ai tha gjithashtu se, luftanija ka në arsenalin e saj mënyra të ndryshme për t’u mbrojtur prej tyre. Mes tyre përfshihen sisteme mbrojtëse të instaluara në mjetin detar, helikopterë dhe mjete lundruese shoqëruese.

Analistët e çështjeve ushtarake thonë se, luftanija amerikane ka pak gjasa që t’i qëllojë dronët, ndërsa Teherani po ashtu ka pak shanse që t’i përdorë ata kundër anijes.

Për më tepër, edhe sikur avionët t’i afrohen më shumë anijes ushtarake, ka pak gjasa që ata të sigurojnë ndonjë informacion sekret, deklarojnë ekspertët.

1 komente në “Dronët iranianë mbi luftanijen amerikane acarojnë Pentagonin”

  1. Futja kot says:

    plasi syte o !

    o Mero po gjej o nje foto tjeter , ky droni eshte amerikan, kush i gjen fotot per
    artikujt, ndonje analfabet…
    plasi syte ben muuuuu “Navy” dhe stema e aviacionit ushtarak amerikan tek droni.
    Bravo platforma “Tema” bravo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje