FOTOT/ Protesta të dhunshme kundër qeverisë në Brazil, evakuohen ministritë

25 Maj 2017, 12:30Bota TEMA
FOTOT/ Protesta të dhunshme kundër qeverisë në Brazil,

I gjithë personeli i  ministrive në Brasilia të Brazilit, janë evakuar nga sulmet vandale të ndodhura ditët e fundit nga disa protestues, të cilët manifetojnë  kundër qeverisë së Michel Temer.

Sipas mediave vendase, ndërtesat e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Financës i është vënë zjarri. Disa demonstrues, me fytyra të mbuluara, kanë hyrë në konflikt me policinë, e cila i është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe granata tymuese.

Për të mbrojtur godinën e Presidencës dhe të ministrive në Brasilia, presidenti Temer ka mobilizuar forcat e armatosura, transmeton tgcom. Janë  mobilizuar 1500 ushtarë dhe 200 marins të cilët janë thirur për të mbrojtur godinat publike.Situata në vend mbetet e tensionuar.

Vendimi i kreut të shtetit, i formalizuar me një dekret të veçantë dhe i komunikuar nga ministri i mbrojtjes Raul Jungmann, është kritikuar si nga maxhoranca ashtu edhe nga opozita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje