Shpëtohen 10 mijë refugjatë brenda katër ditësh në brigjet italiane

28 Maj 2017, 17:39Bota TEMA

Më shumë se 3.400 emigrantë u shpëtuan, ndërsa 10 të tjerë u gjetën të pajetë gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit të premten në brigjet e Libisë. Kjo ka çuar që në total numrin e të shpëtuarvetë jetë rreth 10.000 persona në katër ditë, sipas rojeve bregdetare italiane dhe libianëve.

Të premten, më shumë se 1.230 persona u shpëtuan nga anije libiane dhe u shoqëruan më pas drejt Tripolit, ndërsa 2.200 të tjerë u shpëtuan nga anije ushtarake dhe tregtare të koordinuara nga rojet bregdetare italiane.

Rojet bregdetare italiane konfirmuan se kanë gjetur 10 persona të vdekur gjatë këtyre operacioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje