Koreja e Veriut nuk ndalet, teston një tjetër raketë

29 Maj 2017, 12:57Bota TEMA

Koreja e Veriut nuk ndalet së testuari lëshime raketash edhe pas presionit të madh ndërkombëtar. Sot Peniani lëshoi një tjetër raketë e cila ra në brigjet japoneze.

Raketat baliste besohet të jetë e klasës Scud,  dhe fluturoi rreth 450 km thanë zyrtarët e Koresë së Jugut. Koreja e Veriut ka një rezervë të madhe të raketave me rreze të shkurtëra. Ky është testi i tretë radhazi i ndërmarrë nga diktatori Kim Jong un brenda tre javësh.

Presidenti i Koresë së Jugut menjëherë pas këtij lajmi ka thirrur një mbledhje emergjente të Sigurisë kombëtare.

Japonia pretendon se raketa ra brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike, një zonë ujore kjo që shtrihet për 200 milje detare nga bregdeti japonez.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Trump është njoftuar për këtë lëvizje të Diktatorit Kim Yong Un dhe pritet një reagim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje