Samiti i G7 në Sicili me sa duket ka lënë gjurmë: kancelarja Merkel gjatë një fjalimi në Mynih u shpreh e zhgënjyer. Ajo ka besim tek bashkëpunimi europian dhe shpreson para së gjithash tek Franca.
“Kohët, kur ne mund të mbështeteshim tërësisht tek njeri-tjetri kanë kaluar tani. Këtë e kam përjetuar gjatë ditëve të fundit.”
Kancelarja Angela Merkel nuk e fshehu zhgënjimin e saj pas samitit të G7 në Taormina.
Në një fjalim mbajtur në një tendë birre në Mynih-Trudering Merkel theksoi: “Ne europianët duhet ta marrim vet në dorë fatin tonë.”
Merkel me ankesën e saj iu referua adiministratës së SHBA-së nën Donald Trump, por ajo kishte parasysh edhe Brexit që është në prag të Britanisë së Madhe.
“Natyrisht duhet t’i përmbahemi miqësisë me SHBA-në dhe Britanisë së Madhe”, theksoi Merkel si kryetare e CDU-së duke marrë pjesë në një veprimtari elektorale të kryetarit të artisë simotër CSU, Horst Seehofer.
“Edhe me Rusinë, edhe me shtete të tjera” shpresohet për fqinjësi të mirë.
“Por ne duhet ta dimë, se ne duhet të luftojmë vet për fatin tonë”, tha Merkel.
Në këtë kontekst ajo i kushtoi rëndësi të veҁantë marrëdhënieve me Francën.
Në samitin e shtatë vendeve të industrializuara në Itali kryetarët e shteteve dhe të qeverive të premten dhe të shtunën nuk bënë asnjë përparim.
Presidenti i SHBA-së me kursin e tij të konfrontimit e zhyti G7 në krizë të thellë.
Përpjekja, për ta bindur Trumpin për marrëveshjen e Parisit për mbrojtjen e klimës, dështoi mjerueshëm.
Një vendim vendimtar për këtë ai do ta marrë gjatë javës.
o anxhela..e bon ti se e ke emrin gjermani…po kush tjeter..ja po fusim edhe francen per hater…po kush tjeter..italia qe ul breket per i pjate makarona…apo greku qe mledh copa buke rrugve….
Shqiptaret thone:Ruhu nga dhenderi i ri,zengjini i ri,dhe nga ai qe mer pushken per her te pare.
Trumpi eshte dhender relativisht i ri por pushken e ka marre absolutisht per here te pare.
Kush do te te mbroje moj bibe qe ke marre kot; jot eme apo yt ate?
e ku je dojc ku je…aty te du..njisha jeni..ec anxhela hallall