Ministria e Mbrojtjes së Rusisë bën me dije se nga Deti Mesdhe, një luftanije ruse dhe një nëndetëse kanë hedhur katër raketa lundruese duke goditur vendqëndrimet e grupeve të ISIS pranë qytetit sirian të Palmiras.
Për këtë sulm Rusia ka informuar Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Izraelin përpara se të hidhte raketat.
Derisa Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë duke luftuar kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik, Moska po vazhdon të mbështesë forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad. Nga ana tjetër Uashingtoni dhe Ankaraja po mbështesin grupe të ndryshme rebele.
Rusia ka filluar sulmet me bomba dhe raketa në Siri nga shtatori i vitit 2015. Këto sulme ndihmuan Asadin që të mbajë ende pushtetin.
Pak nga pak lufta po i afrohet Europës Plakë…..