Skandali: Kryebashkiaku i Beratit thyen ligjin elektoral

4 Qershor 2017, 22:53Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Beratit, ka thyer ligjin elektoral dhe këtë e ka bërë publike edhe në rrjetin sociale të tij.

Petrit Sinaj i LSI disa ditë më parë ka zhvilluar takime elektorale me punonjëset e Bashkisë, duke i detyruar të jenë pjesë e takimit pavarësisht bindjes së tyre politike.

Përveç kësaj, Sinaj e ka bërë publike shkeljen dhe thyerjen e ligjit. Kujtojmë që ditët e fundit ka pasur një furtunë shkarkimesh për thyerje të ligjit elektoral.

11 komente në “Skandali: Kryebashkiaku i Beratit thyen ligjin elektoral”

  1. Tarrasi says:

    Ky duhet pergezuar se te pakten eshte i sinqerte

  2. Kt bandit qe te vetmen merit ka se se gruaja e tij eshte kusherire e pare e Ilir.Metes nepermjet sekserve administrator apo drejtorve ne bashki po u kerkon punonjsve qe nga pastrueset edukatorve te kopshteve e cerdheve qe te rrine ne pune ose tre miljon leke per LSI ose 50 vota.
    Po keshtu po vepron Selfo Kapllani kryetari bashkise Kucovr.Kjo eshte banda parti e familjes Mets.

  3. @Shkarkim says:

    Shkarkojeni kete monster.
    Eshte simboli i mediokritetit dhe injorances. Te vjen keq te mendosh qe Berati ka rene ne duart e nje militanti, qe perveç pazareve politike dhe aferave korruptive nuk di te beje tjeter gje. Task-force duhet te veproje seriozish nese eshte serioze ne permushjen e pergjegjesive te veta.
    Shkarkojeni kete monster dhe tere qyteti dhe populli i Beratit do ju jete mirenjohes.
    Shkarkojeni kete palaço te politikes.

  4. ergenta says:

    Shefja e administrates se Bashkise Berat ka gati dy jave qe ndan formulare LSI dhe u ben presion stafit te nepunesve civile…Stop territorit te LSI ne administrate!!!

  5. gentian says:

    Bashkia e LSI ne Berat i trajton nepunesit civil si kavie te LSI.. U kerkohet cdo punonjesi 20 karta Identiteti te te afermve te tyre , me qellim mbajtjen e vendit te punes dhe i frikesojne duke i kujtuar numrat e kodeve te fleteve te votimit… Dmth : vota juaj kontrollohet nga LSI
    Fund ketij terrori!

  6. hybi says:

    Bashkia Berat drejtohet nga medioker dhe mercenare partie. Sinaj drejton Bashkine me njerez analfabete ,N/Kryetaren e Bashkise Teuta Mucogllava qe le shume per te deshiruar. Nje zyrtare qe fjalorin e ka me 30 fjale dhe perfaqeson qytetin e kultures dhe te tradites.
    Sinaj vendet e punes i ka ne shkembim te votes dhe shumes se majme te lekeve.
    Keta drejtues te frikshem e dhunojne ligjin cdo dite ,me vulgaritetin e tyre Voto per ne ose te hodha ZBUKTHI ………..
    Stop marrjes peng te institucioneve dhe administrates nga monstat e LSI .
    Jo me larg se sot Titullaret e Bashkise urdherojne punonjesit te doreZojne celsat e zyrave tek Sek i Pergjithshem ne oren 16.00.
    Bashkia dhe ambjentet e saj konsiderohen si prone e tyre dhe nepunesit si kavie. Terror i pashembullt ne Institucionin me elitar te qytetit .
    Po u vjen fundi sharlataneve te Likes

  7. Me qetesi dhe dashuri says:

    Nuk ka si te ndodh ndryshe perderisa kryetari i bashkise eshte njekohesisht edhe kryetar i LSI-se. Ne bashkin berat pronat shteterore po zaptohen nga kryetari apo njerez te tij. Zjarrefikeset e bashkise perdoren per vaditjen e tokave te kryetarit. Punonjesit e bashkise perdoren si skllever per te punuar ne tokat e tij, madje edhe pastruesja e bashkise perdoret nga kryetari per te fshire lokalin dhe shtepine e tij. Bashkefshataret, te aferm te kryetarit apo sorollopve fshatare te drejtuesve te bashkis jane punesuar ne bashkin qe ai drejton.
    Do te punsohesh, ty te duhet tesera e LSI-se dhe te paguash te sekseret e tij qe nga sekretari i pergjithshem i bashkise, nenkrytaret, niprat e kryetarit apo kunati i kryetarit. Nuk ka rendesi se ke bere shkolle apo jo, te duhen lek te paguash dhe fis me vota shuma, mundesisht ne lagjen uznove apo ne fshat. Jane punonjes te bashkise qe jane regjistruar ne audio duke pohuar se baballaret e tyre kane paguar shume mbi 2000 euro te sekseret e kryetarit ne bashki per nje vend pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje