Çuçi sulmon LSI-në: "Ata kanë libra telefonash, ne libra projektesh e punësh"

5 Qershor 2017, 03:13Politika TEMA

Kryesuesi i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi zhvilloi dje një seri takimesh duke filluar në pazarin e qytetit e Kelcyrës për të vazhduar më pas në Ballaban, Goricë dhe Kolonjë, ku shpalosi programin për rilindjen rurale.

Gjatë fjalës në Kolonjë, duke i’u referuar indirekt deklaratave të deputetit të LSI, Vangjel Tavo se posedon numrat e të gjithë votuesve, ai deklaroi se njerëzit kanë nevojë për libra projektesh e jo libra telefonash.

Mos u ngatërroni me asnjë retorikë boshe me njerëz që ju flasin për numra telefoni. Ata kanë libra telefonash ndërsa ne kemi libra projektesh dhe libra punësh që bëjmë dhe janë pikërisht këto lloj librash që kanë nëvojë shqiptarët.”

Më tej, Çuçi prezantoi programin për bujqësinë teksa theksoi se 240 mijë hektarë tokë vaditen rregullisht, 2 herë më shumë se gjatë 25 viteve të fundit. :

” Bujqësia ishte tërësisht e braktisur në 25 vite. 125 mijë hektarë tokë vaditeshin në 2013 dhe vetëm falë reformës territoriale e cila i dha mundësi financiare bashkive të ishin aktorë kryesorë në punë komunitare, e kemi çuar ne 240 mijë hektarë. Brënda 2 viteve të mandatit të ardhshëm, ne nuk do të lëmë asnjë centimetër tokë të punueshme në shqipëri pa vaditje.

Në fund të fjalës së tij, ish-ministri për çështjet vendore premtoi se gjatë mandatit të dytë do të hiqet TVSH për inputet kryesore bujqësore duke sjellë një lehtësim 30 milionë dollarë për fermerët.

 

 

4 komente në “Çuçi sulmon LSI-në: “Ata kanë libra telefonash, ne libra projektesh e punësh””

  1. lsi dv says:

    LSI-ja ka filluar blerjen e votave ,Monika do u bej dhurate te rinjve 10.000 telefona cel te kohes se fundit.

  2. Lennard says:

    Ka te drejte komentuesi lsi.dv LSI po ben fushate te eger per blerje votash .Ka zera qe kane propozuar dhe 5 milion leke per nje familje.Prandaj forconi vigjilencen qe te mos pendoheni ne Finish.

  3. spartaku says:

    Ja beri 10 mije vete,dhe mori votat e tyre,pse per kaq ka nevoje LSI-ja? Te bejne ç’fare te duan,kete radhe LSI-ja nuk mere vota aq sa ka marre ne 2013-en.Ajo do bjere me koke,se eshte nje parti hileqare si pd-ke,qe eshte hileqare,genjeshtare,hajdute dhe mashtruese.

  4. Shelgura says:

    Hsjdutët e floriri lsi a
    Edhe votusëve mona zonja mona
    Mësojua edhe votusëve si vidhet
    Se bashkë me burin
    Ini mjeshtër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje