40 lekëshi i Blushit ndaj të varfërve

6 Qershor 2017, 20:43Ekonomia TEMA
40 lekëshi i Blushit ndaj të varfërve

Në luftën e tij për pushtet, Ben Blushi ka vendosur të bazojë fushatën e tij në një retorikë shpifjesh dhe mashtrimesh, duke shpërfillur tërësisht faktet.

Mashtrimet fillojnë që në preambulën e programit të tij, ku Blushi pretendon se janë 400 mijë shqiptarë që jetojnë me 400 lekë të vjetra ose 40 lekë në ditë, aq saç kushton një biletë autobuzi ose një byrek me gjizë në Tiranë. Pra, 400 mijë jetojnë sipas Blushit, me 8 euro ose 10 dollarë në muaj!!!

Ndërkohë, sipas tij, 400 mijë të tjerë jetojnë me 2000 lekë të vjetra (200 të reja) në ditë. Përballë kësaj situate kaq makabër, Blushi e portretizon veten si heroin që do të nxjerrë nga varfëria ekstreme gati një milionë shqiptarë.

Zgjidhja e Blushit është paga minimale 16 900 lekë!! i vetmi problem për të është se paga minimale aktualisht është 24 mijë lekë, ndaj nëse do të fitonte, LIBRA i bie të ulë me 30% pagën e më të varfërve. Ndërkohë, me këtë preambul, Blushi tregon se është tërësisht i shkëputur nga realiteti.

Pa dyshim, Shqipëria nuk është një vend i pasur (faktikisht është vendi i 10-të më i varfër në Europë), por nëse të dhënat që ai përshkruan do të ishin të vërteta, Shqipëria do të ishte në absolut vendi më i varfër në botë.

Banka Botërore shkruan se në Shqipëri, numri i personave që jetojnë me më pak se 4 dollarë në ditë, që konsiderohet si pragu i treguesit të varfërisë, është 12%. Pra në total, janë rreth 300 mijë persona që jetojnë me më pak se 500 lekë ose 5 mijë lekë të vjetra në ditë, por nuk bëhet fjalë që të mbijetohet me dy monedha 20-she, aq sa i nxjerr shifrat Blushi.

5 komente në “40 lekëshi i Blushit ndaj të varfërve”

  1. asd says:

    Nuk ka faj Blushi qe nuk rrit pensionet, por kane faj ata qe presin nga Blushi tu rriten rrogat e pensionet.

  2. paemer says:

    Gazeta Tema -> kukulla e propagandes te Edi Rames. Kete artikull e ka shkruajtur Endri Fuga bysqimi i vogel dhe ja dergon Meros bysqimit te madh e email…

    O Mero o bythqir i vogel, pse nuk kane emer autori keto artikujt ne kete mut website qe ke? Apo se e perdor kete per propagande ne favor te Rames. O shkerdhaturine.

  3. Balllabani brenda cadres says:

    Sic duket Blushi,ka marre ndonje “ekonomist” si ate qe tregonin qemoti.Nje bossi i duhej nje ekonomist qe llogarite ti nxirte ashtu si desheronte bossi dhe jo si dilte realisht llogarija.Psh. sa bejne 2X2,? Te gjithe i thoshin 4 ndersa ai qe zgjodhi bossi thoshte :sa te duhen ty.
    Edi thote psh se,do i rritim pagat minimale 40 perqind,Llogaritari I Bllu-shit, ja nxjerr me ulje 40 perqind pagen minimale te sotme.Pra,nga 24 mije,ja nxjerr:
    (24.000X20):100=144000.Kete shifer ky,Blu-shit-i,e “permireson” deri ne 16900,sepse ndryshe nuk di si ta rrise….
    Ah more Bilbil-ush,ta dish ti se cfarfe ke humbur prej budallallekut dhe mendjemadhesise…Ishe rehat ne PS,shkruaje libra dhe merrje rroge nga te dy krahet….

  4. Lalai says:

    O Merossss Bazes….
    shpif shpif….se dicka do mbetet!

  5. Nardi says:

    akoma nuk e keni marre vesh se ka njerez qe jetojne me 40 leke ne dite? Artikullzhgarravites dil nga blloku dhe shko ne periferi dhe rrethe kur mundohesh te japesh argumente kunder. Njerezit po vdesin per buke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje