Çfarë guxim paska ky djali që ulëret, pse nuk është pastruar “m..da” që bëri ai vetë!

6 Qershor 2017, 18:22Blog TEMA

Nga Anri Bala

Dje, për herë të parë, vendosa të dëgjoja “kasetën e re” të politikanit të “Republikës Ndjesëpast”, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Por ndryshe nga ç’kisha parashikuar, rezultoi se lideri “I menderosur por i lumtur”, nuk e kishte ndryshuar kasetën e vjetër aspak…

U binda vërtetë, se ky njeri ka guxim të jashtëzakonshëm për të mashtruar dhe gënjyer, për fitore betejash që mund t’i shikoj në ëndërr, për ekonominë që do i uli mbledhjen e të ardhurave duke ulur taksa dhe automatikisht dhe buxhetin, e si rrjedhoi… do rrisi rrogat dhe pensionet me broçkulla dhe “shashka” që nuk bëjnë zhurmë, por vetëm sa qelbin vendin!

Në atë moment, mu kujtua një bisedë me një mikun tim të huaj, që ishte kurioz të vizitonte çadrën ditën e arritjes së marrëveshjes për të dalë nga “ngujimi”. Ç’është e vërteta, kisha edhe vetë dëshirë të shkoja në çadër për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe dëgjuar kryetarin e “Republikës Ndjesëpast”, sepse isha i sigurt, se si do e glorifikonte dështimin si fitore dhe do e mbulonte me lot,  qurre, e djersë… si ringjallje!

Për t’iu  justifikuar vetes, thashë se po i bëja shoqëri Minos, kolegut dhe mikut tim italian. Bashkë jemi njohur para disa vitesh, gjatë një forumi të gazetarisë europiane për gazetarët e rinj dhe vazhdojmë t’i ruajmë ende lidhjet me njëri tjetrin. Shpesh herë, me Minon shkëmbejmë informacione në interes të dy palëve, sepse miku im është gazetar i lirë në studion e tij, me kolegë dhe miq, që punojnë për një qëllim të vetëm: Informimin e publikut.

Mino, nuk kishte ardhur për qejf kësaj here, por për të bërë një investigim për drogën dhe “Republikën e Çadrës”, që tani po bëhej e njohur edhe në Itali, mbas vizitave dhe fjalimeve “dramatike” të disa senatorëve, që në Itali kishin pasur probleme me drejtësinë, por duke qenë se Berluskoni nuk e kishte “propozuar” akoma ligjin e “dekriminalizimit” si “pulitot” Berisha dhe Basha, ata nuk kishin asnjë problem, kur flisnin në mbrojtje të kolegëve, që kanë shumë më shumë të “zeza” se ata.

Kur u afruam tek çadra, Mino qeshi dhe më tha:” Uau mrekulli shqiptare, kamping turistësh në mes të bulevardit dhe me seriozitet komik më propozoi, që kjo çadër duhet të rrijë për jetë aty, si përmendorja e Ismal Qemalit në Vlorë, sepse ju, po bëheni me “republikën” e tretë.

-“Përse hutohesh?!”, mu drejtua ai. “Kaq shpejt harrove çfarë na ndodhi, kur erdha për herë të parë në Shqipëri?! A e mban mend policin dhe autobotin që furnizonte me ujë Republikën e “thatë” të Lazaratit? Tani, meqë ajo nuk është më, keni bërë republika në fushë, në asfalt, me muzikë drita dhe tambure e tam-tame.

Mirëpo unë, as që e kisha mendjen dhe po rikujtoja skenën e tmerrshme mes policit dhe shoferit para 6 vitesh. Mino kishte dëgjuar për Lazaratin dhe emrat që i kishin vënë Mediat Europiane, si “Kolumbia e Europës” dhe shtet brenda shtetit, e që vetëm flamur nuk kishte, ndaj mu lut, që t’i bënim një vizitë kësaj “Republike misterioze”.

U lodha ta bindja se është e pamundur, por ai, as që hante pyk. Desha s’desha, u detyrova ta devijoj rrugën nga Kapshtica për në Kakavijë. Sapo arritëm në kufirin shqiptarë, policët nuk na lanë pa na e zhvatur nga një dhjetëshe euro… që të mbaronim punë shpejt. Ndërsa po errësohej, mbërritëm tek kthesa e Lazaratit.Në rrugë ishte vendosur një mjet patrullimi me tre policë me uniformë, që kishin ndaluar një autobot dhe po debatonin me shoferin. Ndaluam duke pritur deri sa të mbaronin punë, por nuk qe e thënë ta realizonim “misionin” e nisur, sepse ora kaloi dhe errësira po binte ngadalë. Si të rinj “guximtar” vendosëm, të prisnim derisa të hapej rruga e bllokuar me tabelën “stop”.

Mbas një ore, erdhi një Mercedes i zi, prodhimi i fundit, nga ku zbritën katër djem të rinj dhe vajtën tek këmbët e policëve. Njëri nxorri një tufë me lekë dhe pa i numëruar pagoi dy prej tyre, kurse të tretin, që siç dukej ishte shefi i tyre, e që kishte penguar autobotin, e qëlluan me grusht, i hoqën kapelen, e hypën në makinë dhe u ngjitën drejt fshatit.

Mino u tmerrua dhe mu drejtua: Miku im çfarë po ndodh?! Ku jemi këtu, mos je futur gabim?! Jo or mik i thashë, nuk jemi futur gabim, por jemi në zonën neutrale mes dy shteteve… Shqipërisë dhe “New Columbias”.  Kthyem makinat dhe të trembur deri në palcë, ikëm nga sytë këmbët, në drejtim të  kufirit shqiptaro-grek dhe e përcolla mikun deri në Igumenicë, për të udhëtuar i shokuar drejt Italisë. Aq shumë e kishte  tronditur ajo ngjarje, sa ai  kurrë nuk harronte të më pyeste, se çfarë po bëhej me “New Columbian”. Kur ra “New Columbia”, me kosto të dhimbshme, duke marrë dhe jetë policësh, mendova se shpëtuam, por isha gabuar.

Mbasi gjërat ndryshuan dhe po vinte era shtet, partia më e madhe opozitare. jo opozita, sepse opozita nuk është monopol i askujt, u mërzit nga ndarja prej tre vitesh nga jeta e “New Columbias” dhe vendosi të krijoi një tjetër republikë… prej lecke, që do prodhoi anti-hashash, anti-krim, anti-votim, anti-shtet, anti-pagim, anti-Evropë, anti-SHBA, asgjë…, por vetëm një mashtrim me guxim. Kjo republikë e kishte bërë kurioz mikun tim dhe nuk kishte frikë, sepse e kisha bindur, se tashmë ishte …paqësore.

Kur mbërritëm pranë çadrës, me ndihmën e disa miqëve, arritëm të hynim brenda si gazetar, për të dëgjuar fjalimin “brilant” të Kryeçadrës. Nga zhurma nuk arrija t’ia  përktheja të gjithë fjalimin, por pashë që donte të më pyeste dhe unë i’a bëra me shenjë që të heshte, sepse pothuajse shumica e shqiptarëve kuptojnë italisht.

Kur dolëm jashtë, i’u drejtova duke qeshur: Tani fol pa frikë!

-“Miku im, më pëlqeu ai djaloshi për ç’ka tha, por kush është?

-“Ai djaloshi është ish-ministri i brendshëm, kur në sytë tonë rrahën dhe morën peng policin, ai djaloshi është ish-ministri brendshëm kur “New Columbia” lulëzonte dhe prandaj quhet Lulëzim, ai djaloshi është kryetari kukull i partisë më të madhe opozitare në vend, që do pastroi Shqipërinë nga droga!

Mino, ngeli si i shtanguar dhe mu drejtua: “Uau çfarë guximi, deri në çmenduri! Vërtet ky që uluret, kërcënon, premton dhe bërtet nga Republika e tij, se do i vrasë dhe burgosë të gjithë ata që nuk kanë pastruar “merdën” që ka bërë ai, duke qelbur njëherë e mirë gjithë vendin tuaj, është një ish ministër i provuar?! Jeni vendi i çudirave, sepse kurrë nuk do arrinte një ministër italian, që ka bashkëpunuar me krimin duke mos e luftuar atë, që të premtonte të tilla marrëzira. Qytetarët, do ta kishin coptuar vetëm për pafytyrësinë që tregon, duke marr guximin të mashtroi, për t’u rikthyer aty ku ishte… tek vendi i krimit!”

7 komente në “Çfarë guxim paska ky djali që ulëret, pse nuk është pastruar “m..da” që bëri ai vetë!”

  1. vezhguesi says:

    O i zi partia komuniste po mbledh bijte e vet ne nje parti tani. Establishmenti kriminal i komunzimit po behet nje pas lojes ne 92 qe u nda ne dy.
    I doli nje plangprishes ne mes qe i ha si morri detit ne trupin e peshkut dhe qe ta shkundin u bene bashke.
    Ti cdo qe bie daulles per njerin krah qe tani nuk egziston me.
    Apo keshtu ti ka dhene detirat partia.

    1. I Riu komunist says:

      Partia Komuniste po riorganizohet vertet! Dhe atehere do ta kuptojne FUNDERRINAT si ti dhe ai, se cdo te thote DREJTESI POPULLORE ?

  2. mihali says:

    kjo do ndodhte vertet ne itali,por ketu jemi ne bajrakun e sali serbit,apo plakut Mere dhe sa te jete ai, trimoshat si lul hollandezi do kene guxim te bejne ato qe bejne,sepse s’ka prokurori,drejtesi etj qe t’ju a vere t…. ne bige.Duhet durim akoma.

  3. joel shkodra says:

    Ky djali qe uleret: A. Bala, qe i thote vetes gazetar, duhet me perpara te mesoje gjuhen shqipe e pastaj gjuhet e huaja. Nuk kam ndermend t’i bej ndreqjet gramatikore se jane shume, por po sjell disa shembuj: mu kujtua etj. shkruhet me apostrof: m’u kujtua (kete “mu” qe e ke shkruar si lopa pa apostrof, e ke 4 here); ai vendosi te krijoi; ai do prodhoi, etj. – çfare gjuhe shqipe eshte kjo? Te gjitha keto duhen: ai vendosi te krijoje; ai do prodhoje etj. Por, meqe nuk e ve apostrofin aty ku duhet, e ve pastaj aty ku s’duhet: “ç’ka tha” duhet “çka tha”; i’a – duhet ia; i’u – duhet iu. Nuk po zgjatem me te tjera, por ndoshta mund t’ia korrigjoje me mire miku i tij italian (se te huajt kur mesojne shqipen te pakten e mesojne me rregulla).

  4. joel shkodra says:

    Perse nuk e lejoni komentin tim mbi gjuhen “e paster” shqipe qe perdor ky “gazetari” Bala. Apo kapeni me fjalen “blektor” te T. Shehut qe nuk eshte gazetar, por doktor, dhe lejoni kesi shkrimesh me gabime “me thes” te nje “gazetari”.

  5. joel shkodra says:

    Faleminderit per mosbotimin e dy komenteve te mija per gjuhen shqipe te gazetarit Bala. Nuk e dija se e keni kaq per zemer saqe te mos e kritikoja as per gjuhen plot gabime. Megjithate, me dhate nje mesim te mire. Nuk do te merrem me me te se qenka i paprekshem. Ju pelqeka shume kjo lloj gjuhe shqipe me plot gabime dhe tamam: “gjuhe e perdale” (nga te gjitha anet).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje