Katër vite më parë, për Partinë Demokratike nisi udha e vështirë opozitare e diktuar nga verdikti i zgjedhjeve të 23 qershorit. Nisur nga problematikat që ekspozoi qeverisja e PD-së, nuk çudiste shumëkënd mossuksesi në zgjedhje i Partisë Demokratike. Pra, çudia katër vite më parë nuk qëndronte te humbja e zgjedhjeve, por te rezultati tejet i dobët në zgjedhje. Paradoksalisht, problemi katër vite më pas nuk lidhet me faktin nëse i fiton apo jo zgjedhjet Partia Demokratike, por shumë më keq se kaq. Partia Demokratike në këtë fushatë nuk po arrin të prekë qytetarët, situatë kjo që nuk është hasur asnjëherë më parë. Arsyeja është sepse politikat dhe listat demokrate nuk janë motivuese, ndonëse qeveria e Edi Ramës ka mbjellë një pesimizëm të pamasë në ekonomi e më gjerë. Më poshtë do të hidhet dritë mbi arsyet dhe influencat në Partinë Demokratike të cilat po frenojnë suksesin e saj me qytetarët. Tashmë kanë kaluar disa vite që nuk marr pjesë aktive në politikë. Por, kush është jashtë pretendimeve, nuk është jashtë përgjegjësisë për fatin e PD-së.
Arsyeja e parë: Partia Demokratike nisi të bëjë një analizë mbas humbjes së zgjedhjeve të 2013-ës, por nuk nxori mësime nga analiza e kryer. Analiza u konceptua dhe u materializua vetëm për t’u thënë qytetarëve se ‘bëmë analizë’, dhe jo për t’i thënë vetvetes se ‘ku gabuam dhe ku duam të shkojmë’. Për rrjedhojë analiza nuk shërbeu për të rimëkëmbur Partinë Demokratike.
Arsyeja e dytë: Në katër vite opozitë, strukturat e partisë janë tërhequr zvarrë në kushtet e një vendimmarrjeje shumë herë të munguar, pak herë të gabuar dhe shpeshherë të vonuar. Si pasojë, edhe në harkun e katër viteve nuk ishim në gjendje të strukturonim partinë në të gjithë gjeografinë e Shqipërisë.
Arsyeja e tretë: PD-ja qëndron e paqartë dhe e ftohtë në raport me partnerët ndërkombëtarë. Ka një konsensus të gjerë për faktin se kur Basha shërbente si ministër i Jashtëm, ishte i pëlqyer ndërkombëtarisht. Por, nëse do të komentonim raportet aktuale të Partisë Demokratike me partnerët, fatkeqësisht do të thoshim se mjaftojnë retorikat e ndërsjella për reformën në drejtësi për të kuptuar hendekun që është krijuar midis Partisë Demokratike dhe partnerëve. Për më tej, deklaratat në adresë të PD-së kur ishim futur në çadër na bëjnë të kuptojmë se në raportet me Perëndimin kemi prekur nivelin e ngricave politike që nuk janë parë as në vitin 1997.
Arsyeja e katërt: lidhet me alternativën e PD-së, e cila nuk ka një bosht ideologjik dhe flet shumë për subvencione, duke e lënë të djathtën të papërfaqësuar. Në të vërtetë, platforma e Partisë Demokratike duhej të garantonte jo kush do të subvencionohet me çfarë, por se si Shqipëria do të ndryshonte nga një alternativë e qendrës së djathtë, që ka si gur themeli shpërblimin maksimal të atij që punon shumë. Por, është tejet e trishtueshme, sepse aktualisht Partia Demokratike e sheh rrugën drejt qeverisjes jo si produkt i alternatives, por si një gjysmë dhuratë që do vijë nga Edi Rama. Për më keq, vizioni i ‘republikës së re’ hapi çadrën për të rrëzuar Edi Ramën dhe e mbylli atë në bashkëdakordësi me Edi Ramën.
Arsyeja e pestë: ka të bëjë me raportin midis Bashës dhe Berishës. Me gjithë kujdesin e Bashës dhe Berishës për të kapsuluar mosrakordimet mes tyre, duket se mosfunksionimi si apo sa duhet i marrëdhënies nuk ka ndihmuar në shëndoshjen e PD-së. Reforma në drejtësi ishte një test i rëndësishëm, ku sjellja politike e individëve më të rëndësishëm në partinë kryesore opozitare dëshmoi, jo rastësisht, mungesë kohezioni. Për më tej, Berisha kishte dëshirë të bënte me dije se ishte duarjashtë në hartimin e listës së PD-së. Por, procesi i hartimit të listave të Partisë Demokratike konsiderohet problematik jo për faktin se kush u përfshi në listë dhe kush mbeti jashtë liste. Përgjithësisht duket se Basha ka konkretizuar një ide pozitive për t’i prirë listat me individë të spikatur nga bota e akademisë, dhe kjo është një gjë e mirë. Por, procesi duhej të ishte edhe më shumë transparent, edhe më shumë institucional. Pra, kemi një listë që po has vështirësi në ndërtimin e kohezionit me strukturën e Partisë Demokratike. Kjo po prodhon dhe do vazhdojë të prodhojë një fushatë ku kandidatët e PD-së do të përcillen te qytetari kryesisht vetëm nga ekranet mediatike. Kjo është shumë pak për ta çuar PD-në edhe drejt objektivave minimalistë të saj.
Së fundmi, z. Basha adresoi qejfmbetjet në listë me përcaktimin gjithëpërfshirës se karriget nuk janë të përhershme. Më herët Fatos Nano dhe më pas Sali Berisha kanë dhënë dorëheqje mbas fushatave zgjedhore që nuk kanë prodhuar rezultatin e dëshiruar, duke krijuar vërtet precedentin se karriget nuk janë të përhershme. Nuk do të kishim dëshirë që ky përcaktim i Bashës të përdorej edhe mbas zgjedhjeve. Bie dakord se karrigia nuk është e përhershme, por Partia Demokratike medoemos duhet të jetë. Për këtë z. Berisha, që ka një ndikim mbi bazën e partisë, duhet detyrimisht të flasë. Ai nuk mund të vazhdojë të jetë i tërhequr me postime, në respekt dhe në përputhje me renditjen e tij në listën e Tiranës. Ai duhet të flasë për hir të rolit e influencës që mbart në PD. Mbas 25 qershorit mund të jetë shumë vonë për të ringritur Partinë Demokratike.
Pavarësisht sa shprehëm më lart, shpreh bindjen se Lulzim Basha do të ishte një kryeministër më i mirë se Edi Rama edhe për faktin madhor që nuk është as i lidhur dhe as i kapur nga krimi. Nuk duhet të harrojmë në asnjë moment se Edi Rama do mbahet mend si kryeministri që çdrogoi Lazaratin dhe drogoi të gjithë Shqipërinë. Mbijetesa e PD-së duhet të jetë qëllimi i vetëm i demokratëve në këto ditë tejet të vështira për Partinë Demokratike.
Gjalle qeke ti ore ….a e ndryshove cilesine e Diellit dhe te reres ne Shqiperi…..kjo ishte Gafa e shekullit prandaj te hoqen o Torollak.
Ti kujton se Sali Berisha ka influence? Tek ty po, ndersa ne popull mban era shurre, vrasje, tradheti dhe verferi.
Pse gjalle eshte ky Ferdinandi?! Mbasi na pruri diellin ne plazhin e Durresut dhe e privatizoi, “gje qe gjithe bota do te ishte revoltuar”, tani na thote dhe “…shpreh bindjen se Lulezim Basha do te ishte nje kryeminister me mire se Edi Rama edhe per faktin madhor qe nuk eshte as i lidhur dhe as i kapur nga krimi….” Ore, ose keta njerez jane te çmendur, ose bejne si te çmendur me djallezine dhe injorancen se ky popull e ka humbur kujtesen fare. Duke mos u zgjatur, i kujtoj Ferdinandit dhe atyre qe shprehen si Ferdinandi; 220 milojne euro te ketij populli ku shkuan, vrasja e 4 qytetareve kur ishte minister i brendshem Lulezimi dhe si u be kryetar bashkie Lulezimi e si e theri dashin tek dera….. (ndersa vegjetarjanet nuk u ndien!), prandaj mblidhni mendjen e votoni per ata qe riben Shqiperine shtet keto 3 vjet e gjysem. Apo doni fakte te tjera mbi krimin, korrupsionin dhe tradhetine ndaj Shqiperise dhe shqiptareve? Ktheni kujtesn ne 23 vjet me pare dhe shikoni sa jane vrare sa kane vdekur, sa jane zhdukur dhe si eshte shitur vendi….pastaj beni fushate qe krimi te vije ne pushtet.
Basha eshte krimi vet o Ferdinat dielli! ruga e komit e vjedhur perbindeshem, vrasjet e 21 janarit, shitja e detit Dora bakojanisit. Ca do me o Ferdinat dielli? o eshte bash bimbashi i lidhur me krimin o nuk ka politikan tjeter.
Ti pallavesh kujdesu per cilesine e diellit ne Durres se per cilesine e reres kujdeset Rama.
Ku paskan qene keta deri Tani
Luli edhe po’ sfitoi do jape dorheqjen
Nuk do nxjerre PD jashte ligjit
E mira qe po’ i ben PD po’ i heq Ca spiune e Ca komunista nga lista
Po fut ndonje spiun e bir spiuni me pak te rrezikshem ne liste
Po juve qe ju ha meraku per PD
Jeni ATA te korruptuarit bythlevizur te pd.
MOS te kishte qene kjo levizjee Bashes
Pd do te renditej poshte ben blushit.
Ky popull nuk ju beson me partive te vjetra perqindja ne votimeve do te jete qesharake.populli do ti beje m ketyre zgjedhjeve.
E shikoni c fytyre perbindeshi? Si mund te kete guximin te flas ky injorant qe do te mbese ne historine e vendit si ministri me pak i kulturuar i kultures, qe s ka lexuar nje liber ne jeten e vet, qe ka mbaruar cala cala nje inxhinjeri pas nje shkolle te mesme mekanike ne Shkozet qe prodhon punetore te kualifikuar, qe ka humbur dy here ne gare per Bashkine, qe e ka lene frontin e drejtimit duke u arratisur dhe eshte kthyer kur ka marr garanci se nuk e gjen gje.Ik o turp i Durresit.S na the asgje.Te pakten te kishe thene perse eshte katandisur keshtu qyteti me demokrat i Shqiperise, a ke faj ti dhe ku, perse nuk i rendit fajet.Kerkon te reformosh drejtesine kur tet vella, me nje dipllome te blere e injektove ne sistemin e saj, kur firmose per interesa personale ndertimin e nje grupi pallatesh mondster ne qender te qytetit, ne ish lulishten 1 Maji etjere, etjere.Ik or burre me ze prej femre, prapa diellit, aty ku ke ndermend te ikesh.Mos doje ta kishe perseri emrin ne listen e deputeteve.Durresakeve u vjen per te vjelle kur te shohin, demokrateve, se atyre roze thone shyqyr qe je.
Sipas ketij debili, Berisha duhet te flase, se i duket se Berisha eshte ne pension.
O Z. Xhaferri, ti e di shume mire se mbas cdo gjeje qe ndodh ne PD eshte Berisha, dhe asnje tjeter.
Mesa duket ky kerkon kthimin e Bwerishes ne krye te PD, por ja do ta kete deputet ne Parlamentin e Republikes se Re.
Ky debil nuk e ka kuptuar ende se koha e Berishes dhe e PD ka perenduar tashme.
Prit edhe disa dite dhe do ta shohesh se ku do te jete PD ne keto zgjedhje.
a i solle eshtrat e Ismail Qemalit ne Shqiperi apo jane rruges?! Zylyf e mashtrues diten per diell pa pike turpi. Lulzimja do ishte kryeminister me i mire per Shqiperine thote…
Basha nuk është i kapur nga krimi. Ai është vetë krimi.
Po shitja e detit, vrasja e 21 janarit ,rruga e kombit nuk jane gjynofet e Lulushit?.Megjithate ti mire e ke me tatan.
Ferdinand Xhaferrdeva eshte koqe kandari.Ai sa here flet duket sikur dhjete,qe t’a haj me lezet.Ai bene kryeminister te keq Edi Ramen, se na qenka i kapur nga krimi, dhe Basha jo.More koke boshe! A nuk ishte Basha minister i brendshem, qe me Berishen, vran kater demostrues te pafajshem ne buleverd? Po vjedhjen e rruges se kombit? Ti o njeri i keq i di mire keto,por nuk t’a ka enda ti thuash, se ke frike nga Berisha e Basha. Edi Rama as ka vrare e as ka terrorizura njeri,por eshte njeri i dashur i popullit shqipetare,dhe do votohet ne menyre te habiteshme.Ai eshte i vetemi qe ja vlen te jete kryeminister,dhe jo Basha,qe po na çan bythen me ato te çirrurat e te gerthiturat si derri kur theret me thike.
Po i beni fresk Berishes me shprese per llokem ne tepsi.
dmth sipas ketij shkencetari te madh thuhet se pd-ja eshte ne situate mbijetese dhe per kete fajin e ka edi rama. hajde k.. me zile hajde
analiza me duket e sakte. pd eshte vertete ne pike te hallit, ashtu si komentuasit te cilet nuk merren me kriminelet dhe hajdutet e ketij populli por merren me z. Ferdinand dhe me budallalliqet e tij. PD ja ndoshta e meriton plotesisht opoziten edhe kete mandat. Turpi i Rames eshte LSI dhe Meta, por trurpi shkon me turpin.
Jemi nga pak, të gjithë, servila dhe jo të ndershëm. Çlidhje ka z. Xhaferaj me lulishten 1 maji në Durrës, me vjedhjet në rrugën e kombit, apo me vrasjet në bulevard. A nuk ishte Rama, që, shkaktarët e vrasjeve në bulevard i bëri pjesë e qeverisjes. A nuk mund të quhet Rama, mbrojtësi real dhe veshësi me pushtet i krimit dhe hajdutërisë, të cilën e ktheu në institucion!? A mund të shahet një pushtetar për lapsuse, dhe të mbrohet një hajdut dhe një mashtrues. Është ndër shumë të paktët ministra që e la karrigen, pa u përzier në korrupsion dhe në vjedhje të këtij populli që ka neboj për kontroll të shëndetit mendor.
Durresakut dhe nga Durresi, avokat pa vlere te Ferdit po i pergjigjemi nga Tirana.besoj se jemi aq afer sa t i dime mire problemet e Durresit.Askush nga keta nuk e thote se Ferdi eshte dy here humbes direkt me votat e qytetarit per kryetar Bashkie, askush nuk e thote se nje qe ka mesuar cala cala ingranazhet te mund te behet minister i kultures.Ore ju per budallenje do te na beni ne?Po s ka lexuar nje liber more, jeni ne vete?Po pyetni mire ore sa apartamente ka marre familja e se shoqes nga pallatet monster tek lulishtja 1 Maji.Me siguri do ju kete dhene ndonje kafshate ju te dyve.S keni turp.Po per vellane asnje fjale nuk thoni.C shkolle mori more, si e mori?Me keta do te behet vetingu?Lerini genjeshtrat dhe Ferdin me ginesin e historise.Te pakten do te mbetet per kete ne histori.
Qe PD eshte ne zhberje, kjo eshte e vertete. Gjithashtu qe Ferdinand Xhaferraj nuk akuzohet si hajdut, dhe kjo eshte e vertete. Lemi vertete popull i cuditshem qe merremime perralla e nuk merremi me njerezit e korruptuar qe po i bejne qindin ketij populli.
Ky eshte kokrra e debilit qe reflekton qarte natyren e PD. Ne interviste Roland Qafoku i thoshte qe Ismail Qemali e ka varrin tek lulishtja ne Vlore, ky loqja i thoshte qe po punohet per sjelljen e eshtrave te I.Qemalit nga Italia. Po punohet intensivisht i thoshte. Idiot PD.je. Ky mban rrekordin per genjeshtren me idiote te bere nga nje pushtetar. Edhe kalamanjte e dine ku e ka varrin Ismail Qemali. Mero je i madh qe i rikujton nganjehere keta deficentet Ministra se nga qe jane me shumice ne shqiperi ca si ky edhe harrohen.
Xhaferro mesa duket shikon perseri diellin gjate nates kur e sheh Lulin me te mire se Ramen KM.Luli eshte i perfshirere ne skandalet me te medha qeverisese te Berishes, rrugen e kombit, detin e shitur apo vrasjen ne bulevard.Nese keto te duken te mira kot me fol.Hajt tung.
ore ju njerez qe komentoni dhe nxirrni mllef pa fund nuk ju vjen tuurp per kto akuza pa baz qe beni nje njeriu qe ka mbaruar me te gjitha 10 me olimpjada pa fund me mastera ne amerik arrini ti thoni dipllome e kapur
ne se do gjykoni keshtu dhe per voten qe do tja jepni PS mjrr PS- ja nga kush po merr vota
jeni per te ardhur gjynah por ju jap nji keshille vizitohuni per te permitsuar cilesin e trurit