Miku im francez Gilles de Raper që erdhi në Tiranë për të promovuar një numër special për studimet etnologjike franceze kushtuar etnologjisë shqiptare, më tregonte se kishte lexuar novelën “Fshati im e pi rakinë” të Mitrush Kutelit, përkthyer shumë bukur nga Klara Buda në frëngjisht dhe kishte mbetur i mahnitur. E lexova dy herë, më tha ai, edhe në shqip dhe vërtet jam mrekulluar. Ai di shqip po aq mirë sa ne. Dhe unë, i gjendur bosh, pa asnjë lloj emocioni, i mbytur në atmosferën pa ngjyrë e pa shije që ka Tirana këto ditë, m’u duk se gjeta një fije shpresë për të dalë nga bataku i monotonisë dhe sapo u ndava prej tij, me vrap mbërrita në shtëpi gjeta vëllimin e vjetër “Kapllan Aga i Shaban Shpatës”, që ai e botoi në vitin 1943, ku është botuar kjo novelë dhe nisa ta lexoj përsëri. Është e vetmja që mund të lexohet në këtë kohë dhe është e vetmja që e tregon shumë bukur natyrën tonë prej njerëzish gjysmë të dehur e gjysmë të marrë. Në atë novelë, Kuteli, në mënyrë mjeshtërore, ka parodizuar me ironi e me humor të ëmbël natyrën e shpenguar, jetën si në ajër e pa peshë të një qyteti në kodër ose të fshatit siç e quan ai, të cilët kanë krijuar mitet dhe heronjtë e tyre që nuk janë ndeshur më kundërshtarët me dyfek, po me shishen e rakisë. Fshati është gjithë kohës në ajër dhe bota e vizatuar ashtu nën avujt e rakisë që ka përfshirë të gjithë njerëz e kafshë, fëmijë e gra, të gjallë e të vdekur është më gazmore, më e bukur se bota e njerëzve realë e të zymtë, të pandikuar nga avujt e rakisë. Por kjo është një histori tjetër.
Nëse do të mundohesh të tregosh apo të analizosh se çfarë ndodh këto kohë në Shqipëri, pra çfarë fushatë elektorale po bëhet këtu, për çfarë flasin drjtuesit e partive elektorale, çfarë premtojnë dhe çfarë nuk duan, gjëja e parë që të bie në sy është se të gjithë kërkojnë vetëm një gjë- të jenë të parët. Pra gjithë lufta e tyre ka vetëm një qëllim – kush do të dalë i pari. Kush do ta sfidojë tjetrin. Të krijohet përshtypja se pas marrëveshjes Rama – Basha në Shqipëri nuk ka më luftë politike, po një paqe të neveritshme e bajate. Ashtu si në novelën e Kutelit, fshati është në ankth për të treguar se si do ta mundë fshatin tjetër në punë të rakisë, pra cili ka pijetarin më me famë dhe më të madh dhe shqiptarët po shohin tani një garë me sarahosha politikë që nuk kanë asnjë program tjetër dhe asnjë ambicie, po vetëm një motiv: kush do të dalë i pari dhe kush do ta mundë tjetrin.
Edi Rama duket se është më i lumturi nga kjo paqe dhe, në ekstazë e sipër, të gjitha takimet elektorale i ka kthyer në monologë estradash dhe ndër batutat më të spikatura është sidomos ajo kur u thotë atyre që e dëgjojnë se nëse nuk e votojnë PS-në do të detyrohen të shohin pastaj policin që ha fara. Pastaj historitë me mediat e katundit dhe batutat e tjera nuk tregojnë vetëm një rënie stili, por na rrëfejnë se Shqipëria jonë nuk ka ndryshuar shumë nga ai fshati i Kutelit që kishte kult garën me rakinë.
Në anën tjetër PD-ja ka shkaktuar një gaz edhe më të madh. Në pjesën më të madhe, të gjithë u morën me heqjen nga lista të disa figuarave me peshë nga gara për deputet, por askush nuk vuri re një fakt skandaloz. PD-ja e paraqiti listën e deputetëvë në KQZ me mangësi të dënueshme penalisht. Kjo ngjarje hedh dritë mbi një anë tjetër të shoqërisë sonë. Zyra e Lulëzim Bashës, në një farë kuptimi, është zyra e kryeministrit të ardhshëm, pra aty mendohet se shteti duhet të paraqitet me formën e tij më efikase. Nga ato zyra, qoftë edhe formalisht, nuk duhet të dalë asnjë produkt kompromentues, sepse fushata fillon që aty, me modelin që paraqit kjo forcë politike që nesër do të drejtojë shtetin shqiptar. Mirëpo, si mund të besojnë shqiptarët se kjo forcë politike është serioze kur ajo nuk ka vetëdijen e duhur për formën e shtetit dhe seriozitetin e tij. Mendoni se si mund t’i bëjë nesër punët kjo forcë politike kur ajo punën më të shenjtë dhe më serioze që ka një forcë politike, përzgjedhjen e kandidatëve, përgatitjen e dokumentacionit përkatës e bën si të ishte një kompani mashtruese trafikantësh. Mendoni si mund t’i organizojë nesër tenderat kjo qeveri që mund të vijë nga PD-ja dhe mendoni se çfarë mund të bëhet me të mirat publike të këtij vendi. Shoqëritë njerëzore moderne dallojnë nga ato barbaret sepse të parat e kanë formalizuar jetën dhe veprimtarinë shoqërore dhe të dytat nuk e njohin formën e shtetit, por njohin vetëm forcën.
Dhe në fund si për ta vulosur ngjashmërinë e katundit tonë të madh me fshatin e Kutelit, fushata që ka nisur ka edhe një pamje groteske. Ilir Meta shfaqet në një video duke kërcyer me Baftjarin. Ky personazh pak i lehtë që pranon të vihet në lojë për shkak të një vonese mendore dhe që kënaq humorin e Ilir Metës të kujton atë stilin primitiv dhe dualizmin – i kamur, i varfër. Sipas turbofolkut shqiptar, beu, zengjini, i kamuri, banditi ka nevojë për zbavitje dhe për t’u treguar të tjerëve se ai është në këmbë të Zotit në tokë dhe ta ndryshon fatin si me dorë. Por ai ka nevojë për zbavitje dhe kultura e zengjinëve tanë janë çingijet, dajret dhe njerëzit e leshtë që hedhin valle para beut që fërkon barkun dhe fshin lyrën që i rrjedh buzëve të trasha.
Në Shqipëri nuk diskutohet për programe apo pë ride. Nëse bota po tronditet nga prishja e Marrëveshjes së Parisit për klimën, të ne nuk ka asnjë problem. Ka Diell Perëndia sa të duash dhe erë lumi e mali sa të mbytet mileti. Nëse bota diskuton për emigrantët, terrorizmin, për ekonominë dhe ndryshimet që po pëson planeti, për ne këto janë llogje Kavaje. Ne luftojmë që të mos kthejmë më policin që ha fara në semafor, ne shtyjmë përpara këtë botë të vjetër me Tritan Shehun eri dhe në sfond kemi këngën e Baftjarit. Të gjithë kanë shpallur se duan të qeverisin të vetëm, sepse në shqiptarët, në thelb, jemi popull egoist dhe nuk dimë të bashkohemi për të qeverisur. Qeverisja për ne është garë si në fshatin e Kutelit për të zënë vendin e parë si pijetar. Qeverisja për ne nuk është shërbim, por ndeshje gjelash apo luftë cubash. Ndaj edhe nuk flet kush për programe, por të gjithë dëgjojnë se cili do të jetë më i fortë dhe cili do ta mundë tjetrin. Ne të gjithë jemi në shkallët e një ringu dhe duke ngrënë fara argëtohemi me gjelat që zihen e hidhen përpjetë. Jashtë është vërtet paqe, por një paqe mediokre e pështirë.
Zoti Yzeiri si gjithmone me analiza “pikante” do te thoja une , ndersa miku i juaj francez do te thoshte ” Chapeau mon ami ” Analize me te bukur zor se mund te arrihet. Faleminderit Z. Yzeiri .
F A L E M I N D E R I T !!
I dashur Yzeiri!
Kesaj radhe i ke rene fort dhe bukur kembanave te alarmit, por druaj se populli “trim dhe pijedashes” shqiptar nuk do tundet nga istikamet e fshatit te te Madhit KUTELI. Nuk se eshte vetem egoist, por populli jone nuk i njeh akoma rregullat e demokracise dhe jeteses ne komunitet.
Brezi i dyte i atyre qe kane emigruar nga Shqiperia neper bote, mendoj dhe besoj se i kane mesuar. Kur vine ketu ata na duken te ndryshem.
Paria e Tiranes nuk ka shanse qe t’ja mesoje, sepse mbijetesa e saj ushqehet pikerisht me keto vese qe kane karakterizuar shqiptaret ne shekuj.
Prandaj dhe une, lexuesi anonim i kesaj gazete qe duket si pak me inteligjente nga te tjerat, mendoj se zgjidhja e vetme eshte ajo qe e kam shprehur disa here ne kete forum: Vetem Protektorati Nderkombetar, per te pakten nje brez, do te arrije te edukoje dhe maturoje adoleshencen e perhershme (dhe te papergjegjshme) te “pijetareve” shqiptare.
Dakord me Yzeirin ,,,kam bere komentin duke qene ne nje mendje …Veçse kam shtuar diçka ….nga menyra ,permbajtja dhe forma e fushates ,,midis Rames dhe Bashes ,me obligimin e amerikano gjermaneve….sepse askush tjeter interesohet per Shqiperine…ka nje marreveshje me dy variante….
1…Ne se dikush arrin shumicen …do te qeverise i vetem por per reformat e rendesishme me synim pranimin ne BE….nuk do te behet pengese…pra roli i te tjereve shuhet…
2…Ne se nuk fiton asnjeri …do te kete nje aleance te madhe..PS…PD…….perseri roli i te tjereve shuhet…
Prandaj dhe fushata po shnderrohet ne nje maskarade…..
Natyrisht kjo formule ne aspektin e interesave kombetare eshte pozitive …Ne Gjermani apo vende te tjera funksionon sepse ka pushtete te tjera shume te forta te pavarura …si drejtesia ,presidenti apo sindikatat…te cilat ne cdo rast mund ti kundervihen vendimeve te gabuara apo tendencave te rrezikshme..Tek ne ,pavaresisht nga deshira e mire qe mund te kete Rama…Basha ka nje te kaluar te papranueshme per nje demokraci funksionale….dhe PD….realisht akoma eshe nje grumbull anarko tribalist me ngjyrime fashiste…Gjithesesi le te shpresojme ne nje fitore te vetmuar te Rames per te realizuar reformat ,per konsolidimin e shtetit dhe te demokracise ,duke shpresuar qe ne kete legjislature do te punoje per shumicen e varfer,per punesimin ,shendetesine dhe luften kunder korrupsionit…Le te shpresojme ….kjo eshte Shqiperia ,ky eshte stadi ekonomik ,shoqeror dhe psikologjik i vendit ….Jane mbi 25 vite ecje me sy mbyllur ,pa programe aftgjata largpamese..fatet e vendit i ka vendosur nje grusht oligarkesh ,shumica te lidhura me… padrinon..Berishen …