Njohja e diferencave ndërmjet llojeve të krimeve të urrjetjes dhe motiveve pas tyre, jo vetëm ndihmon forcat e rendit për t’i kuptuar ato më mirë, por ndihmon gjithashtu edhe në zbulimin e agresorëve dhe arrestimin e tyre. Nëse do të dihej motivi, policia do të dinte gjithashtu se ku të kërkonte.
Nga Daniel Burke
Çfarë e motivoi vrasësin e dy personave në një tren në Portland, pasi klithi ofendime anti-Muslimane ndaj tyre?
Çfarë i nxiti personat që zhgarravitën fjalën “zezak” në shtëpinë e një ylli të NBA?
Çfarë ideshë do ta shtynin një adoleshent izraelit të akuzuar se ka kërcënuar dhjetëra qendra hebraike në SHBA, duke i shtyrë komunitetet në kaos dhe duke tmerruar prindërit e fëmijëve të mitur?
Ne i cilësojmë të gjitha si “krime urrejtjeje,” sikur i njëjti motiv të fshihej pas secilit incident. Por, ekspertët thonë se termi është i vjetëruar dhe për më tepër, i pasaktë.
Ajo çfarë nxit sulme të tilla nuk është thjesht urrejtja, por një përzierje toksike ndjenjash nga inati tek frika dhe indinjimi. Dhe, siç edhe FBI deklaron, “urrejtja në vetvete nuk është një krim.”
Njohja e diferencave ndërmjet llojeve të krimeve të urrjetjes dhe motiveve pas tyre, jo vetëm ndihmon forcat e rendit për t’i kuptuar ato më mirë, por ndihmon gjithashtu edhe në zbulimin e agresorëve dhe arrestimin e tyre. Nëse do të dihej motivi, policia do të dinte gjithashtu se ku të kërkonte.
Më poshtë gjenden katër kategori të krimeve të urrjetjes, bashkë me disa shembuj, shumica e të cilëve janë hipotetike, të marra nga manuali i trjanimit të FBI për njohejen dhe grumbullimin e të dhënave mbi krimet e urrejtjes.
Kërkimi i Aventurës
Këto krime urrjetjeje, shpesh nxiten nga një nevojë e papjekur për adrenalinë dhe dramë. Përfytyroni të rinj të mërzitur dhe të dehur, teksa enden nëpër lagje duke menduar për kaosin.
Sipas ekspertëve, shpesh nuk ka një arsye të vërtetë pas këtyre krimeve. Ato kryhen vetëm për emocionin që dhurojnë, ndërsa viktimat janë të dobëta për shkak të preferncave të tyre seksuale, besimit fetar, gjinisë apo kombësisë së tyre të ndryshme.
Shembuj: Një grup adoleshentësh hyjnë në një qendër LGBT dhe zhgarravisin muret. Një bandë sulmon një burrë të besimit hindu, ndërsa e ofendojnë.
Kështu, nuk ka një armiqësi të vërtetë nga agresorët ndaj viktimave, gjë që ofron një mundësi rehabilitimi. Shpesh, ata mendojnë se shoqëria thjesht nuk do t’ia dijë për viktimat, apo edhe më keq, se do t’i duartrokasë aktet e tyre.
Mbrojtja
Në këto krime urrejtjeje, agresorët e shohin veten sikur janë duke “mbrojtur” pjesën e tyre: lagjen, vendin e punës, besimin fetar apo vendin e tyre.
Ndryshe nga kërkuesit e aventurave, të cilët pushtojnë lagjet dhe sulmojnë pa paralajmërim, “mbrojtësit” shenjestrojnë viktima specifike dhe i justifikojnë veprimet e tyre sit ë nevojshme për të mbajtur larg rrezikun. Në shumicën e rasteve, ata nxiten nga një ngjarje e veçantë, si p.sh.: një familje muslimane apo një familje me ngjyrë shpërngulet në lagjen e tyre.
Shembuj: Një qendre për personat me aftësi të kufizuara mendore i vihet flaka nga një burrë, i cili dëgjohet të bërtasë: “Do t’i heq qafe ata të çmendur.” Një japonez sulmohet në rrugë nga një i bardhë, i cili e ofendon dhe thotë se japonezët iu kanë zënë vendet e punës amerikanëve.
Shpagimi
Këto krime urrejtjeje shihen shpesh si një lloj hakmarrjeje në kundërpërgjigje ndaj injorimeve personale, krimeve të tjera të urrejtjes ose terrorizmit.
“Hakmarrësit,” të cilët zakonisht veprojnë të vetëm, sulmojnë anëtarë të grupit etnik apo fetar, të cilët ata besojnë se kanë kryer krimin origjinal, ndonëse viktimat mund të mos kenë lidhje me të.
Këto sulme të tipit “një sy për një sy,” dalin në pah sidomos pas akteve të terrorizmit. Pas sulmit të 11 Shtatorit, për shembull, krimet e urrejtjes kundër arabëve dhe muslimanëve u rritën me 1 600% në SHBA. E njëjta gjë ndodhi edhe pas sulmeve në Paris në 2015.
Por, ndodh edhe që anëtarë të të njëjtit grup fetar apo racor të sulmojnë njëri tjetrin.
Prokurorët në Ohio, për shembull, dënuan anëtarët e një sekti Amish, pasi iu kishin prerë mjekrat anëtarëve të nje sekti rival.
Shembuj: Një grua qëllon me armë në një dhomë zhveshjeje për burrat, duke thënë se i urren ata, pasi e kanë refuzuar. Disa orë pas një sulmi ekstremist në Europë, dikush dëmton një xhami në Amerikë, duke zhgarravitur në mure: “Shkoni në shtëpi, terroristë!”
Sulmuesit Misionarë
Këto janë edhe krimet e urrejtjes më të rrezikshme dhë më të rralla. Ato kryhen nga persona, të cilët e konsiderojnë veten “kryqëtarë,” shpesh me një kauzë fetare ose racore. Misioni i tyre është lufta totale ndaj anëtarëve të nje besimi rival apo të një grupi tjetër racor.
Këta agresorë shkruajnë manifeste të gjata, vizitojnë website më përmbatjeje urryese dhe imazhe të dhunshme si edhe udhëtojnë për të shenjeshtruar objekte të rëndësishme.
Agresorët misionarë besojnë se sistemi është i korruptuar dhe kundër tyre, ç’ka nënkupton se ata mund t’i justifikojnë aktet e dhunës ndaj të pafajshmëve.
Shembuj: Agresorët misionarë priren për t’u bërë të famshëm. Sipas kriminologëve, këtu përfshihen Timothy McVeigh, i cili vendosi një bombë në qytetin e Oklahomas. Dylan Roof, i cili qëlloi me armë në një kishë në Charleston dhe Omar Mateen, personi që masakroi 49 persona në një lokal nate për homoseksualët në Orlando.
Çfarë mund të bëhet?
Ekspertët pranojnë se krimet rrallë përputhen plotësisht me një kategori. Disa persona kanë motive të shumëfishta, sipas tyre. Ata mund të ndihen të kërcënuar dhe duan të mbrohen, por gjithashtu mund të ndiejnë edhe kënaqësi duke sulmuar dikë të tjetër.
Shumica e njerëzve që kryjenë krime urrejtjeje besojnë se shoqëria i mbështet paragjykimet e tyre të dhunshme. Interneti me foletë e grupeve të urryesve e ka ushqyer edhe më tepër këtë ndjenjë, veçanërisht me rritjen e ekstremistëve të djathtë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Sipas ekspertëve, është thelbësore që komunitetet dhe politikanët t’i dënojnë hapur krimet e urrejtjes. Ata thonë gjithashtu se, pasi intervistave me disa viktima, këta të fundit kërkojnë vetëm tri gjëra:
Me fjalë të tjera, pas çdo krimi urrejtjeje ka një mesazh: Ju nuk jeni të mirëpritur këtu.
Por, pas çdo komuniteti të konsoliduar duhet të ketë një tjetër: Po, ju jeni të mirëpritur. /Përgatiti: Bjorn Runa, Toronto
Marrë nga CNN
duke i thene tjetrit ”zezak” apo ”korrak [sunitit]” nuk shikoj ndonje urrejtie apo ofendim pasi thjesht i citon origjinalitetin e tij.
problem apo ofendim eshte ti thuash dikujt te kunderten nga e cila ai de facto nuk eshte si psh: zezakut ti thuash ”bardhosh” apo korrakut sunit [hasanit shqipfoles] ta citosh si ”shqiptar”………!!!
mundet ndonje perkthyes[qe di ”shpellarce”] te na ndihmoi se c’shkruan ki shpellari njethundrak me poshte………….???
=== Komenusit,, .. ” askush…………………………………………………..”
— Shpesh , kur lexoj ndonje komentin tuaj , me kujtohen vargjet shkodrane;
— Bejte tuja tan sajdi, / shko vari ne zyryhane..
Dhe kushdo qe shkon me dhi, / bie nder men per zotrin tane.
…………….xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx……………
=== KATER FAKTORET QE NDIKOJNE MINIMIZIMIN OSE RRITJEN E KRIMINALITETIT TE CDO NGJYRE JANE ;
1- SHKOLLA ——— 2– SHOQERIJA ———– 3 –FAMILA ———— 4 — EKONOMIJA [Mirqeniia]
.
Krimet te tilla kane baze keq-edukimin shoqeror dhe familjar, veçanrisht ate familjar. Vetem individë jashte familje apo te shkeputur nga kohezioni i natyrshem familiar, te pavullnetshem per te mesuar, apo te pavullnetshem per te punuar, apo te shkeputur nga puna thellojne keq-edukimin ne kontaktet e rruges, e cila edhe i grupon pas ndonje ideje te marre te sajuar per te justifikuar veprimet kriminale ne emer te nje formule te lidhur me “Kryqin”, “Jehovahun, apo “Allahun”. Parandalimi i krimit eshte krejtesisht i mundshem duke u marre nen kontroll rruga nga ndonje drejtori e posaçme policie me specialiste ta kualifikuar mire; te njoh mjedisin njerezor te rruges dhe te kete objekt te veçante individet e veçuar nga familja, prona, puna dhe aktivitet kulturoro-sportive. Te klasifikohen personat e prirur per krim dhe, sipas nje ligji te ri te domosdoshem, te terhiqen per te plotsuar edukimin sipas prirjeve te tyre duke punuar e mesuar.
Po sali kermen,cfare e shtyn qe te beje krime?