PD-ja e Bashës një ushtri e shpartalluar

2 Qershor 2017, 20:44Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

Hartimi i cop-cop listave për kandidatë-deputetët garues të PD në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të 25 qershorit, janë preludi, shenja e fundit e paaftësisë organizative të Lulzim Bashës, por edhe treguesi i faktit se, sikurse nuk ka ditur të menaxhojë katër struktura institucionale pjesë e nomeklaturës shtetërore, Basha reflektoi të njejtën paaftësi edhe në udhëheqësinë e një strukture politike.

Dhe jo të ndonjë  partiçke, por të Partisë Demokratike, që përveçse e listuar si një ndër dy partitë më të mëdha të vendit, mban mbi supe edhe qënien avanguardë e lëvizjes anti-komuniste  të pasviteve ’90, si dhe e para që e nisi rrugëtimin e saj politik me sloganin “Shqipëria si Europa” .

Me këto dy misione vërtetë të shenjta për vëndin lirimadhmunguar e filloi aksionin e vet politik partia e “shpresave të mëdha”,  pa e menduar kush se 27 vite më pas do të kishte fatin e një ushtrie të shpartalluar, falë çoroditjes dhe qënies “Karajfil politik” të lidershipit udhëheqës së saj.

I ardhur në krye të PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit 2013 dhe dorëheqjes së “Gjyshit”, sikurse ka nisur të thirret lideri historik, nga gjenerata e “Republikës së Re” brenda PD-së, Lulzim Basha u pa si shpresa e të ardhmes europiane të kësaj partie të etur për një lidership paneuropian, nga që me “Gjyshin” kishte vuajtur frymën e bajraktarizmit ekstrem.

Edhe pse dihej publikisht se Lulzim Basha në krye të PD ishte veç një figurinë, që gjallonte fizikisht pasi njeriu që ia drejtonte parametrat politik ishte Berisha, u shpresua që me kohë ai do ta gjente mënyrën për tu shkëputur nga “kaceku” frymëdhenës  i “Gjyshit”.

Për hatër të kësaj shprese,diplomimit në Hollandë dhe shërbimit, si i punësuar disavjeçar në strukturat ndërkombëtare euroatlantike, Lulzim Bashës iu harrua qënia jo shumë e largët një zyrtar i lartë qeverie i llojit “karajfil”, dhe fakti se e vetmja sferë ku kish shkëlqyer kishte qenë shërbestaria ndaj “Gjyshit”, për të cilin, më së paku në tre raste flagrante, kish venë kokën e tij në satër.

Gjatë karrierës së tij ministrore Lulzim Basha u evidentua zyrtarisht si abuzues i madh me financimin e rrugës së “Kombit”, kur ishte Ministër i Transportit, por edhe si fshehës dhe manipulues i të vërtetës për dhunën e ushtruar nga Garda e Republikës në protestën e përgjakëshme të 21 janarit 2011, me bilanç tragjik vrasjen e katër protestuesve, kur shërbente si Ministër i Brendshëm. Por edhe si shitës i ujrave territorial Greqisë gjatë kohës kur ishte Ministër i Jashtëm.

Brenda pak viteve, falë frymës së “Gjyshit”, Lulzim Basha ka qenë tre herë ministër dhe njëherë kryebashkiak i Tiranës, post i lartë ky në ushtrimin disa vjeçar të të cilit Lulzim Basha nuk la asnjë gjurrmë tjetër përveç listës me premtime të pambajtura që fillonin me një tramvaj që do nisej nga kombinati për të përfunduar tek teleferiku, etj.

Dështimi ka qenë vlera më e spikatur e karrierës drejtuese të juristit Lulzim Basha,  të cilit, megjithse me këto parametra aspak premtues, i’u besua lidershipi  i drejtimit të partisë historike, të cilës, katër vite pas këtij besimi, i’a hoqi edhe frymën e “Gjyshit”, duke e konvertuar në një ushtri tërësisht të shpartalluar./Citynews/

5 komente në “PD-ja e Bashës një ushtri e shpartalluar”

  1. Abazi says:

    HALLALL PLAKO. FJALAYTE NVESH THALLAHUT.GEZUAR SHPARTALLIMIN BASHA. JE LIDER I PAPARE SHKATERUS.

  2. lani says:

    ne djall te veje ai,pd leshi dhe “gjyshi” qoftelargu kriminel, goje e mendjemuti i shqiperise.Shpresoj se ka ardhur koha te arkivohen ne arshive,nese populli do tregohet i zgjuar me 25 qershor 2017.

  3. albani says:

    Por ky shpartallim eshte pasoje Z. Gazetar!
    Shpartallimi i kesaj partie, qe vecse logon ka patur Partia Demokratike, ka filluar qe ne diten e dyte te krijimit te saj, qe diten qe ne krye te saj u vu kryebanditi dhe kryeshpartalluesi Sali Berisha.

    Kjo parti nuk ka qene kurre parti demokratike! Cfare do te thote “demokratike?” Liri mendimi, demokraci te brendshme, respektimi i forumeve te partise, kolagjiteti, etj., gjera qe keto nuk kane funksionuar kurre ne ate parti.

    Ajo deri ketu ka radhur me breke neper kembe: Si mund te besh parti demokratike me Sali Berishen dhe me Flamur Noken e me Gent Strazimrin, pa permendur me qindra e me qindra emra te tjere.

    Kjo parti nuk ka asnje ndryshim nga partia e Benitto Mussolinit, apo Adolf Hitlerit. Erdhi (e sollen), vodhi, dogji, plackiti, vrau dhe do te zhduket! E meriton te zhduket nga faqja e dheut, se bashku me “Kryetarin Historik” te saj!

  4. Emanuela says:

    Prapa Lulushit qendron ai katranmadhi Sali Ram Berisha ai e ka shpartalluar e shkateruar kete parti qe e nisen studentet dhe e trasheguan spiunet servilet dhe batakcinjte e te gjitha ngjyrave por duhet ti kesh jetuar keto qe te mos i anashkalosh. por eshte e drejte qe ky bibilushi Lul Basha eshte gjenerali i shkaterimit perfundimtar por qe vepron ne emer te plakut Sali Ram Berisha . Zoti e shpente ne ferr se mori ne qafe nje vend te tere.

  5. Fatosi-kosove says:

    Zoti Shyti nje analize shume e sakt dhe qe çdo shqiptar e sidomos ata qe ishin ne qader do te duhej ta lexonin,kreshniku siq duket e lexoi dhe iku me ne fund qe ta shpetoi koken,por çuditem me ata qytetar te thjesht se si i japin voten nje njeriu qe ka akq shume krime,apo eshte veti e shqiptarit qe ti gezohet vrasjes se dikuj,siq ndodhi me 21 janar,pastaj falja e detit grekut,vjedhja e 220 miljon dollareve ne rrugen e “Kombit”,emerimi i tij kryetar i Tiranes qe turperoi gjithe kombin,pasi e gjithe europa dhe SHBA e pa se si ristan pijaneci numeronte votat dhe bente ligjet dhe “quditerisht” akoma jane ne liri dhe duan ta qeverisin vendin,a mendojne si njerez ata qe ishin ne qader apo edhe ata jane ne sherbim te krimit.
    Luli çdo dite flet per drogen,por askush pos Saimir Tahirit nuk ia thot se ne qader ishin gjithe lazarati edhe LSI qe paraqitet si engjull me ne fund u detyrua ta tregoi se kush eshte drogerashi i vetem ne kete vend,e tha dje vasili se luli flet si i dehur nga hashashi,prandaj shqiptaret duhet ti ndeshkojne si vrasesit e PD-s si ata qe i mundesuan te jene ne pushtet per tete vite LSI-n pra,ne çdo vend te europes per ato krimet qe i ka bere luli sot do te ishte ne burg dhe do ta kishte te ndaluar te merrej me politike per jete,prandaj eshte kunder futjes se shqiperise ne europe dhe kunder vetinut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje