Blendi Fevziu: Ja pse ish-ministrat e PS s’guxojnë të jenë të ashpër me Metën dhe Bashën. Kjo është fushata më e çuditshme

2 Qershor 2017, 18:44Blog TEMA

Blendi Fezviu shkruan se fushata e këtij viti është më e çuditshmja.

Sipas tij, partitë këtë herë nuk kanë program dhe kanë pasigurinë e asaj që vjen pas zgjedhjeve.

Për këtë, do gjejnë vend në qeveri ata që kanë një qasje më të moderuar ndaj aleatit të nesërm.

Ja çfarë shkruan ai në faqen e vet Opinion:

“Nuk ngjan thuajse aspak më të tjerat! Është më ndryshe se çdo fushatë që kemi parë këto 27 vjet. Duhej të ishte më e tensionuar, por ngjan më e qetë. Duket se ka zëra më të ngritur, por askush nuk i merr seriozisht. Është një lloj hibridi që se kemi parë deri më sot, por që po ashtu, vështirë se mund të përsëritet sërish.

Po përse kjo fushatë është kaq e panatyrshme dhe cili është çelësi i saj. Ka së paku dy gjëra që e bëjnë të çuditshme. E para mungesa e programeve; E dyta pasiguria për atë që vjen më pas.

Mungesa e programeve ndihet kudo. Është hera e parë në gjithë këto vite, që 30 ditë përpara zgjedhjeve, partitë nuk kanë prezantuar programet e tyre; nuk kanë përcaktuar piketat e qeverisjes dhe as premtimet. Më shumë fushata fokusohet tek mënyra se si është qeverisur, (njëra palë e mbron dhe tjetra e sulmon), se sa tek ajo që premtojnë për katër vitet që vijnë. Askush në Shqipëri nuk di të thotë se cili do jetë programi i PS por as PD-së për shëndetësinë; asnjë nuk di të thotë cili do jetë programi i njërës apo tjetrës për arsimin. Flas për programe reale, sepse premtime në erë, duket se kanë nisur të bëjnë të gjithë.

Në 2005, 2009 dhe 2013, debati i programeve ka nisur minimalisht 6 muaj para zgjedhjeve dhe në “Opinion” ne kemi përballur vizione për taksat apo investimet; për infrastrukturën apo integrimin. Këtë vit, veç debatit se çfarë kanë biseduar Rama dhe Basha apo cili është pazari i tyre nuk kemi ndonjë debat më shumë.

Kaosin e shton më shumë edhe fakti që gjysmën e qeverisë tani e dominon PD dhe kjo “bashkëqeverisje” e detyruar, por edhe e sforcuar, nuk shpjegohet dot.

E dyta është pasiguria e asaj që vjen më pas. Veç liderëve, asnjë prej atyre që janë në fushatë nuk guxon ti ngrejë tonet përtej të moderuarës. Gjithsecili e di se qeverisja e nesërme do jetë një kombinim mes forcave politike. Në këtë kombinim do jenë më të pranueshëm dhe do gjejnë vend në qeveri ata që kanë një qasje më të moderuar ndaj kundërshtarit të sotëm, por aleatit të nesërm.

Ish-ministrat e PS-së nuk guxojnë të jenë agresivë as me Bashën as me Metën sepse nuk janë të sigurt se cila nga këto dy forca mund të jetë në koalicion me ta. Ndaj ata po i etiketojnë si kundërshtarë, duke menduar njëherazi, që do jenë edhe aleatë të nesërm.

Po e njëjta gjë për drejtuesit e lartë të PD-së, që kanë ulur kritikat ndaj Ramës duke menduar që nesër mund të bashkëqeverisin me të. I vetmi ndaj të cilit janë sulur të gjithë është Blushi, që po mban mbi supe edhe akuzat që PS nuk ja bën dot PD edhe akuzat që PD nuk ja bën dot PS.

Për të gjitha këto, kjo fushatë do jetë ndryshe nga të tjerat. As më e mirë, por padyshim as më e keqe, thjesht ndryshe”.

8 komente në “Blendi Fevziu: Ja pse ish-ministrat e PS s’guxojnë të jenë të ashpër me Metën dhe Bashën. Kjo është fushata më e çuditshme”

  1. sit... back..and relaks →→→ says:

    Po ca programi ti besh Shqiperise e Shqiptareve mer amon, se mos do e vere ujin njeri ne zjar per detajet e programeve. 90% e votuesve votojne pa e pare e pa e lexuar programin e asnjeres pale por votojne mbi baza familjare, shoqerore, interesi, dhe perceptimi personal i cili perftohet ne ca palo site online apo FB. Programi i partive i duhet medias qe te kete per ca te beje lloqe 1 muaj rresht e qe te organizoje gjasme debate. Per ca ta besh programin kur qeveria jone nuk ben dot asnje politike te sajen pa u konsultuar apo pyetur te huaj prej te cileve na vjen dhe ceku me para per te paguar rrogat e pensionet. Fevzo flet sikur Shqiperia e Shqiptaret kane qene keq per programe, programet e llafet i kane shume te embla e te bukura politikanet tane por kur vjen puna konkretisht jane 90% per xhepin e 10% per shtetin.

  2. sit... back..and relaks →→→ says:

    Po ca programi ti besh Shqiperise e Shqiptareve mer amon, se mos do e vere ujin njeri ne zjar per detajet e programeve. 90% e votuesve votojne pa e pare e pa e lexuar programin e asnjeres pale por votojne mbi baza familjare, shoqerore, interesi, dhe perceptimi personal i cili perftohet ne ca palo site online apo FB. Programi i partive i duhet medias qe te kete per ca te beje lloqe 1 muaj rresht e qe te organizoje gjasme debate. Per ca ta besh programin kur qeveria jone nuk ben dot asnje politike te sajen pa u konsultuar apo pyetur te huaj prej te cileve na vjen dhe ceku me para per te paguar rrogat e pensionet. Fevzo flet sikur Shqiperia e Shqiptaret kane qene keq per programe, programet e llafet i kane shume te embla e te bukura politikanet tane por kur vjen puna konkretisht jane 90% per xhepin e 10% per shtetin

  3. valentina says:

    Kjo do te thote qe shqiptaret nuk e cajne trapin te degjojne programet e ketyre legenave sepse kane 25 vjet qe i degjojne dhe perseri populli vuan,prandaj dhe partite e dine fare mire qe i kane mashtruar gjate gjithe ketyre viteve dhe populli nuk genjehet me,dhe po vazhduan keshtu per shume pak kohe ky lloj i politikaneve qe ka shqiperia do te braktisen nga populli dhe do ngelen vetem ata militante bythlepirsa qe nuk e kane per gje edhe pse i merr nderin e familjes per nje vend pune.

    1. nar gerrneta says:

      valentina…per cdo gjo qe ke thone je fiks fare…na paska dale dhe balzaku edi rames ktu poshte tu shkrujt

  4. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆. says:


    Në këtë vend të Quditshëm
    Ku ka lindur dhe autorja e “Vërrës”
    Çudia me e madhe?
    Korani është opinionbërës!

  5. Saimir tepelena says:

    Nuk kam pare qe drejtues I emisionit te debatoj me te ftuarin .Drejtuesi I emisionit bene pyetje dhe pyetje behet vetem nga salla me te ftuarit Feziu debatonte per pyetje to qe bente !!!!!!!!!!!!! Cudira shqipetare

  6. Semanjaku says:

    Te gjithe i jane turrur Blushit,,,,,,te jete kaq i rrezikshem ky libra????

  7. Tani says:

    Ti gazetar i flliqur,lexo prononcimin e Prof.Agim Nezhes,hale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje