Marrëveshja politike e 18 majit, me gjithpërfshirjen që ajo garantoi u duk se do të ishte në gjendje të mundësonte zgjedhjet më cilësore dhe më të pakontestuara në historinë 25-vjeçare të shtetit demokratik shqiptar.
Megjithatë, shpejt kjo ëndërr është vanitur dhe zgjedhjet sot duken më të rrezikuara se kurrë më përpara, një rrezik që nuk diktohet nga asnjë faktor i jashtëm, por që buron nga brenda vetë instancave më të larta të shtetit.
Në 25 qershor, do të jetë Policia e Shtetit ajo që do të duhet të garantojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Vetëm një polici e paanshme dhe profesionale mund të jetë në gjendje që të garantojë moscënimin e asnjë hallke të procesit zgjedhur, duke garantuar rendin, duke mbrojtur komisionerët nga kërcënimet që rëndom bëhen ndaj tyre, si dhe duke mbajtur larg qëndrave të votimit elementë kriminalë që kanë shumë për të humbur ose për të fituar nga rezultati i zgjedhjeve.
Fatkeqësisht, sot për sot, një polici e paanshme dhe profesionale është po aq e vërtetë sa edhe mirazhet e oazeve me ujë në shkretëtirë. Populli thotë se “peshku qelbet nga koka” dhe siç ka treguar me zell të madh në këto dy javë të para në detyrë, ministri Demiraj mund të quhet gjithçka, përveçse një teknik që ka ardhur në krye të policisë me synimin që të “bëjë mirë”.
Protagonist në shumë skandale në të shkuarën, Demiraj nisi detyrën e re me një skandal të ri, kur gjatë kësaj jave pengoi prokurorët që të sekuestronin prozhektorët, gjatë hetimeve të tyre për burimin e helmimit që preku disa militantë në një miting të PD. Asnjëherë më parë, një ministër, pavarësisht bindjeve të tij politike nuk kishte arritur deri këtu, sa të pengonte aktivisht hetimet e Prokurorisë. Këtë nuk arriti madje ta bënte as Mediu pas Gërdecit, as Basha pas 21 janarit dhe as shumë të tjerë të ndodhur në pozita të sikletshme.
E sikur të mos mjaftonte kjo, ministri jo vetëm që nuk u tërhoq nga ky abuzim i ligjit, por shpalli shkarkimin nga detyra të të gjithë policëve që ishin prezent në momentin e atij urdhëri famëkeq, me bindjen se regjistrimi që e demaskonte do kishte ardhur nga njëri prej tyre. Se kush, s’ka rëndësi! E fill pas kësaj, Demiraj vazhdoi “kryqëzatën” e tij personale, duke ngritur një grup pune që përveç policëve, duhet të hetojnë edhe mbi portalet dhe televizionet që kanë transmetuar videon famëkeqe ku Demiraj përzë prokurorët.
Në të gjithë këtë mesele, ministri nuk ka thënë asnjë fjalë për publikun, ndonëse kjo nuk është fakultative, por një detyrim. Një ministër të Brendshëm nuk mundet të heshtë përpara kësaj sekuencë veprimesh që sot vendosin një pikëpyetje të madhe mbi vetë mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Në 18 maj, marrëveshja e arritur supozohej të sillte në qeveri disa ministra teknikë, por mesa duket, ajo ka sjellë vetëm disa “kamikaze”, që së bashku po vënë duart mbi zgjedhjet dhe janë të gatshëm të ndezin fitilin në momentin e parë që do t’u vijë urdhëri për shpërthim.
Sot, nuk ka më vënd për të qenë optimist. Si kurrë më parë, zgjedhjet rrezikojnë të hidhen në erë nga brenda!!
Ku e pe ti Drini Kuqokari kete hedhjen ne ere te zgjedhjeve? Shko o mjeran laj ndonje tenxhere dieu a haj ndonje tas corbe se nuk moeten zgjedhjex ti gjykosh ti!
Nuk me duket i drejt veprimi i ministrit teknik, por me habit z. Rama me indiferencen e tij!?
sapo u njoftua se ki suniti kamikaz do te merrte drejtimin e min.sebrendeshme dhe madje do te ”siguronte” mbarevajtien e votimit te 25 qersh.[madje ne dite Ramazonit] thashe me vete: ’97 -ta do te perseritet perseri,muslimonet gjaxore rikthejne trazirat!
Nuk keni pare asgje,ki eshte vetem fillimi…………….sunitet nuk behen njerez!
Hahaha
DD eshte aventurier dhe mos u habisni. Te ishte I sakte do ishte aroma ushtarak. Nje si puna e DD qe shkarkohet dhe lirohet nga FA nuk I duhet askujt. Lirimin e kishte pak se duhet te denohej per shume gjera te tjera. Nuk kemi pare gje akoma
Akoma populli shqiptare se ka kuptuar qe Edi Rama eshte njeriu pa bythe, nje njeri frikacak dhe pa karakter qe vetem per te mbajtur karriken e k/ministrit eshte gati te dorezoje gjithe ministrite. Vetem xhesti i ketije palo ministri Edi duhet ta shkarkonte me ceremoni..shpresoni o popull shpresoni por me klasen politike qe kemi ne vend numero do ngelemi….
Cdo polic i thjeshte,oficer policie, drejtues,shef apo kapter,
kane personalitetin e tyre, njohin kushtetun, ligjet urdherat,regulloren.
Do te ish apsurde e pa imanigjinushme e pa kuptueshme, jashte tokesore,
ato qe ju mendoni.
Panvaresisht shqetesimit tuaj me tendence apo jo,
sepse dikur ndodhnin.
Nqs do te perseritet prape,mungesa s’eshte tek koka,
por tek vete ne.
Qe tekniket u kerkuan per te sabotuar ,kjo nuk do as dy pare mend. Ne radhe te para ata nuk jane teknik,por super ,super politike. Cili e beson se te derguarit e Saliut duane zgjedhje te rregullta? A i varen melcite ujkut ne qafe ? Jo -thot populli ,por ja qe ua varem ,jo nje uku po 6 uqer. E ujku kerkon te shqyej sa me shume. Shikoni ujkun plak me emrin SALI BERISHE,ka rene ne qetesi. Vetem dhelpra LULZIME ka dale e kujis neper kotece per te kapur pulat. Them neper kotece se aq njerez i vene . Te shohim me 25 qershor se c’do bejne tekniket……..
Une e pash ate vidjo dhe mu duk shume logjik qendrimi i ministrit.Pse duheshin mare 12 ndricues kur njeri do analizohej,apo te demtonte ndermarjen e ndricuesve dhe te kerkonin ndonje bakshish.Prandaj mos i jepni ngjyra kot,sikur po behet ndonje hata e madhe.