Demokratët i bëjnë një "surprizë" Ramës në Has, ja si reagon ai

6 Qershor 2017, 17:55Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u ndal sot pasdite në Has, ne nje takim elektoral me banoret e zones, mbeshtetes te PS.

Por aty ndodheshin edhe mbeshtetes te PD, te cilit kishin varur edhe flamurin e PD ne dritare dhe ngrinin 6 gishta, per te treguar numrin qe renditet PD ne fleten e votimit.

Por ja si iu pergjigj Rama atyre:

“Ti mos bertit aty, se e kam mik unë Lulin.

Ju them miqësisht, Luli është i mirë për në TV, ama u fik TV, Lulin e keni për qejf të vet.

Merrni në telefon kushërinjtë që keni në Tiranë, e kishin 4 vjet ata kryetar bashkie.

Katër vjet sahati i Tiranës nuk punonte.

Ti që më bërtet që aty, mos më bërrit se i thashë Lulit.

C’është ajo 6, se fitoni ca deptuetë të opozitës në Parlament, nuk fitoni me shume, ndaj votoni 2, dëgjoni mua.

Do dalin fjalët e mia, ndaj mos na turpëroni.  

Se ju më keni borxh mua, kush ua nxori Lulin nga çadra? 

Ju s’do ishit aty, tani do ishit në kafe e s’do kishit shans të merrnit pjesë në votime.

Ju jeni ul aty e tani do votoni”, tha Rama.

Ne jemi miq, siç kam mik unë Lulin.

Prandaj ne nuk jemi armiq, jemi të gjithë shqiptarë.

Mos dëgjioni ata që thonë Edi Rama do më shumë pushtet për vete.

Po të doja pushtet për vete nuk e kisha nxjerrë Lulin nga çadra.

Na duhet vota për të pasur përgjegjësi të plotë, për ta pasur ne timonin të plotë.

Lulin mbajeni në zemër, mua më mbani në mendje. Mendojeni”, u tha më tej Rama mbështetësve të PD-së.

8 komente në “Demokratët i bëjnë një “surprizë” Ramës në Has, ja si reagon ai”

  1. rilindja says:

    PO MIRE EDI BEHU BURRE DHE DIL NE DEBAT TELEVIZIV LULI PO TE KERKON ESHTE E LEHTE TE BEN MONOLOG

    1. owl says:

      Pse bure e quani ju Lulin? Ha haha.

    2. debatiku says:

      u dhjefsh ne gjume ti me gjithe lul debatologun.

  2. babo says:

    Paskan dal aty si me porosi….

  3. Aseni says:

    Ne Has kane ngelur ata qe nuk dine c’eshte zhvillimi e as si vjen ai. Salen e Kane nga anet e tyre, u beri nje rruge dhe ata nuk njohin tjeter njeri vec sales. Kjo treve nuk meriton vemendje nga qendra e ketij vendi. Votat dhe sjellja e tyre nuk duhet konsixeruar.

  4. Franck says:

    Po tallin trapin tê gjithe me ne si Edi , ashtu dhe Luli, Berisha
    e te tjeret mbas ketyre !!!!
    Zgjohu o popull dhe ti marrim te gjithe keto legena dhe
    ti hedhim ne koshin e plehrave

  5. Ledion says:

    Tinzaret ashtu dalin

  6. Ana says:

    Je lideri i duhur per shqiptaret, je aty ne momentin e duhur qe te marre kthese per mire Shqiperia. O sot o kurre, shqiptare , tregohuni te mençur kete rralle, mos e çoni voten dem, jepjani PS se ajo ka shansin me te madh te fitoje e vetme kete rralle. Kur Luli te jete formuar tamam per KM , do ja japim voten PD patjeter, se parti e shqiptareve eshte dhe ajo. Por kete 4-vjecar Luli nuk eshte gati, nuk e ka edhe partine gati per ta mbeshtetur. Shqiptare , jemi aq pak sa nuk kemi nevoje per kaq shume parti te rregjistruara. Partite e vogla , jane vetem burim korrupsioni e pazaresh me shitblerje votash. Voto 2?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje