Basha paralajmëron LSI-në: Ankoheni se u hoqën 30 drejtorë? Do ikin edhe 300 të tjerë

7 Qershor 2017, 10:47Politika TEMA

Kryetari i PD­së, Lulzim Basha është shprehur sot nga Mallakastra se edhe 300 drejtorë të tjerë do të ikin nëse ata shantazhojnë apo mashtrojnë qytetarët për votën e 25 qershorit.

Duke prezantuar ekipin e Fierit ai tha se:

Ankohen se kanë ikur ­30 drejtorë.

Do ikin edhe 300 të tjerë nëse shantazhojnë qytetarët. Koha e mashtruesve po merr fund.

Po vjen koha e njerëzve punëtorë të Mallakastrës dhe gjithë Shqipërisë.

Republika e vjetër kapitulloi duke nënshkruar reformën kushtetuese dhe zgjedhore”.

Sipas Bashës “betejën në 25 qershor do ta fitojnë qytetarët.

Kjo është beteja. Gjithçka tjetër është shfaqje, janë mashtrime.

Beteja është: ose do të mposhtim republikën e vjetër të politikanëve të korruptuar që kanë 27 vjet që kanë përvetësuar pemën e demokracisë për veten e tyre, ose tjetër nuk ka.

Koha ka ardhur. Shqiptarët janë bashkuar dhe unë jam i vendosur tu udhëheq drejt horizontit të demokracisë së qytetarëve, jo thjesht për një grusht qytetarësh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje