Dako: Kërkojmë një mandat të dytë për të bërë Shqipërinë që duam

8 Qershor 2017, 15:17Politika TEMA

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, njëherësh edhe kreu i Bashkisë, z.Vangjush Dako, së bashku me kandidatët për deputetë, z. Roland Xhelilaj dhe znj. Kliodiana Spahiu zhvilluan një takim me banorët e Sukthit.

Në fjalën e tij, z. Dako tha se të gjithë jemi dëshmitarë të ndryshimeve të mëdha të bëra gjatë mandatit të parë qeverisës duke theksuar se reformat e ndërmarra u shtrinë në të gjithë sektorët ku kishte nevojë për ndërhyrje. “Ju jeni dëshmitarë dhe shikoni vetë me sytë tuaj se çfarë ka bërë Partia Socialiste, kjo qeveri e drejtuar prej saj, prej Edi Ramës në këto katër vite. Janë të shumta reformat në të gjitha sektorët që ka bërë kjo qeverisje”, u shpreh z. Dako.

Më tej, Dako kërkoi mbështetjen e banorëve të zonës së Sukthit për një mandat të dytë qeverisës të Partisë Socialiste për të pasur më tepër punë, mirëqenie dhe një shtet që të gjithë e duan. “Në kërkojmë dhe një mandat të dytë për të bërë akoma më tepër punë për Shqipërinë që duam, për një mirëqenie më të mirë, për një shtet të së drejtës, për punë për të gjithë, për fëmijët e gjeneratës së re”, theksoi z. Dako.

Nga ana e tij, kandidati për deputet, z. Roland Xhelilaj kërkoi votën e banorëve me besimin se mandatin e parë janë bërë gjëra të mira por mandati i dytë do të jetë edhe më i suksesshëm. “Ne vijmë sot këtu tek ju për t’ju kërkuar votën me besim se kemi bërë mirë dhe do bëjmë akoma më mirë. Për tre vjet e gjysmë ndryshimet janë kolosale”, nënvizoi z. Xhelilaj.

Ndërkohë, kandidatja Spahiu u shpreh se “në këto katër vite të ardhshme shpresoj shumë që çdo familje shqiptare do të ndjejë më pranë frytet pozitive të këtyre reformave”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje