Kuvendi ku u shkollua At Gjergj Fishta shpallet “Monument Kulture”

8 Qershor 2017, 09:55Kulturë TEMA

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Restaurimit, iu dha statusi “Monument Kulture” Kuvendit të Troshanit. Kuvendi i Troshanit, i ndodhur në Troshan të Lezhës, ka nxjerrë françeskanë të shquar si At Gjergj Fishta, Ambroz Marlaskaj, Leon Kabashi, Shtjefën Gjeçovi, Pashko Bardhi e shumë të tjerë, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë dhe kulturën shqiptare.

Kuvendi i Troshanit, është restauruar dhe sistemuar me shumë kujdes nga Provinca Françeskane Shqiptare. Ai zotëron ambiente të brendshme të bollshme dhe shumë të përshtatshme për krijimin e një muzeu përkujtimor në nder të të gjithë figurave të ndritura françeskane shqiptare, duke u bërë kështu edhe një mundësi e shkëlqyer për turizëm kulturor.

Më vonë, etërit françeskanë ishin ulur në vendin e tanishëm, ku me ndihmën e Austro-Hungarisë ndërtuan Kishën dhe Kuvendin në vitin 1857.

Në vitin 1880, u dha leja e hapjes së kolegjit (shkollës) në ketë Kuvend që u inaugurua më 14 prill 1882, nga misionarët: At Mariano Pizzochini prej Palmanova, (Udine) dhe At Gian Pierro Ferrari, prej Bergamo.

3 komente në “Kuvendi ku u shkollua At Gjergj Fishta shpallet “Monument Kulture””

  1. me thene te drejten says:

    Gjergj Fishta – ky kolaboracionist I fashizmit
    Boll më me këtë fundërrine fashiste! Flasim për një maskara që përgatiti pushtimin e Shqipërisë përmes propagandës së financuar nga Vatikani dhe qeveria musoliniane, në gazetën Hylli i Dritës. Flasim për një maskara që skedonte dhe spiunonte atdhetarët dhe luftëtarët kundër pushtimit fashist. Gjithashtu në aspektin artistik, vepra e tij është një manifest folklorizmi i rëndomtë ballkanas. Një rrasë varri e financuar nga kisha për të promovuar veglat e veta dhe që rrezikonte të mbyste gjithë krijimtarinë letrare të kohës, siç thonte dikur Kadare. Folklorizmi i rëndomtë i Fishtës ishte inkuizicioni i letërsisë moderne. Letërsia e tij u financua vetëm e vetëm për të varrosur letërsinë moderne alla migjeniane që i bënte apel reagimit qytetar, duke e çuar letërsinë qëllimisht,100 vjet prapa. Ngritja e kultit të figurave si Fishta, nga Kisha dhe interesat e huaja koloniale, kishte si qëllim krijimin e zërave gjoja patriotike, inelektualë dhe me reputacion që mbështesnin pushtimin e huaj, duke kërkuar të manipulonin shoqërinë shqiptare.
    Ky eshte nje Fishtuk …

  2. ali vlora says:

    Bota orthofokde ska heronj dhe hero benr. Ne i kemi e sdime ti mbajme. Shikomi cbejne dllavet me te ashtuquakture. Muqrdoni. Tung.

    1. ca po thu o Shabono says:

      Shko meso te shkruash, ANALFABET ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje