Çfarë do të thotë nervozizmi i Metës dhe fati i LSI-së

9 Qershor 2017, 19:45Politika TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Kryetari i aktual i Kuvendit është njëkohësisht dhe president pas parlamentit të ri. Kohët e fundit është parë jo vetëm në fushatë, por dhe si pjesëmarrës shumë aktiv në rrjetet televizive. Mbrëmë mund të shikonim jo me ndonjë vështirësi të madhe që ishte shumë i acaruar praktikisht nga situata aktuale politike. Binte në sy një shqetësim që lidhej me përjashtimin e shumë drejtorëve të LSI-së, megjithëse në këto kohë po vëmë re që po dalin jashtë loje dhe ata të PS-së. Gjithsesi Meta është brenda lojës së vet politike. Në vëzhgim të përgjithshëm të situatës, kjo dalje ishte më se e ditur që kohë më parë…

Pas marrëveshjes Rama – Basha u kuptua qartë që të dyja palët ose dy agallarët e mëdhenj do të kërkonin borxhet e vjetra të LSI-së. Cilat janë praktikisht këto borxhe? E kam thënë shpesh, që në vitin 2008, kur filloi ndryshimi i sistemit zgjedhor, sistem i cili është analog me atë që po zhvillohet tani.

LSI kishte 80 000 votues të cilët i çoi në 120 000 në zgjedhjet e vitit2011 dhe sot aktualisht kanë 180 000. Por a janë vërtet të 180 000 votuesit e LSI-së mbështetës të saj?!

Për mendimin tim, të cilin e kam shprehur dhe më parë, këto shifra janë produkte të aleancave fluide. Të mos harrojmë që në vitin 2009 LSI bëri aleancë me PD dhe në vitin 2011 ajo bashkëpunoi me demokratët dhe në zgjedhjet lokale.

Partia Demokratike lejoi kandidimin e figurave të  LSI-së në një pjesë të qyteteve, në të cilat ajo humbi. Por megjithëse humbi, ajo arriti të shtonte numrin e votuesve të vet, sepse një pjesë e votuesve të PD-së votuan drejtpërdrejt për LSI-në.

E njëjta ngjarje, në mënyrë analoge, u zhvillua dhe në vitin 2013, ku ishte PS-ja ajo që luajti rolin e PD-së. Duke i dhënë LSI-së fuqi jo vetëm nëpërmjet sistemit të mbetjeve të deputetëve, por edhe nga votimet e drejtpërdrejta në zona të caktuara për kandidatët e LSI-së. Kështu që konkluzioni i vetë Metës, por dhe i përgjithshëm, që LSI-ja ka 180 000 mijë vota të siguruara prej vitit 2008 kur ajo kishte 80 000, mbetet për t’u verifikuar në praktikë. Kjo situatë është llogaritur prej optimistëve të LSI-së se mund të shkojë deri në 600 000 vota, element në të cilinin ajo bazon dhe logjikën e daljes ne vend të parë. Ky shqetësim është njëri prej shqetësimeve, por ai më i madhi është se çfarë do të ndodhë pas 25 qershorit, për arsye se ka shumë hipoteza që marrëveshja Rama-Basha do të vazhdojë edhe përtej 25 qershorit. Çka do të thotë që LSI-ja do të kalojë automatikisht në opozitë, pavarësisht numrit të deputetëve që do të marrë.

Nga buron praktikisht zemërimi i Metës?

Për mendimin tim, në llogaritjet e veta taktike, të cilat i kam përshkruar më përpara, Meta u gabua. Ai nuk mendoi asnjëherë që aleati i tij kryesor, i gjendur në vështirësi të trefishtë, për shkak të çadrës, të presionit të vetë Metës që nuk hynte në koalicion me PS-në dhe me vetë ndërkombëtarët, që megjithëse i kishin njohur zgjedhjet, gjithsesi e kishin problem moshyrjen e opozitës.

Meta, si gjithnjë i përqëndruar vetëm në planin taktik dhe jo atë strategjik, nuk mendoi asnjëherë që mund të kishte një lidhje të shkurtër drejtpërdrejt midis PS-së dhe PD-së, e cila mund ta nxirrte atë jashtë loje.

Nga një plan i përgjithshëm, askush nuk ka pse të shqetësohet se çfarë do të ndodhë me partitë politike këtu, as me PS-në, as me LSI-në, as me PD-në. Nëse vërtet do të kishte një aleancë paszgjedhore të PS-së me PD-në, gjë që deri tani e mohojnë kryetarët e partive të mëdha përkatëse, mund të kishte dy mënyra të arsyetuari:

Ajo e njeriut që e shikon historinë 10 vjet më vonë dhe thotë që i gjithë ky ishte një grup feudalësh politikë që sunduan vendin, por që në fund të fundit me imponim nga Evropa ose të imponuar nga populli i vet, arritën të bënin një marrëveshje të tillë që afron Shqipërinë akoma më shumë drejt Evropës. Arritën në një marrëveshje të tillë, që për herë të parë në historinë e Shqipërisë lejohet të bëhet një reformë kushtetuese, që të dyja palët mund të hyjnë me qejf në proces. Arritën të thellojnë reformën territoriale dhe të hedhin bazat për një Shqipëri moderne, që edhe në qotfë se nuk do t’u përkasë atyre një të nesërme, prapë se prapë do t’i ketë të mira themelet ligjore. Pra historia e shqetësimeve të Metës në qoftë se shihet vetëm në planin e ngushtë politik, pra atë të fatit të LSI-së, do kuptuar, por në fund të fundit, ajo do të shqetësojë praktikisht vetëm LSI-në.

Një plan i përgjithshëm në qoftë se do të kemi vërtet një marrëveshje midis PD-së dhe PS-së ose PS-së dhe LSI-së, sepse feudalët tanë gjithnjë hyjnë prapë në llogoret e para kur ua do prapanica, ne nuk kemi asnjë arsye pse të shqetësohemi. Mund të themi që Shqipëria do të ketë një vend në Evropë, sepse jemi në prag të stabilizim-asociimit,  mund të kemi premisa për reformën kushtetuese, premisa reale për reformën territoriale dhe ndoshta mund të kemi premisa për të ndërtuar një strategji kombëtare dhe për t’i dhënë fund këtij tranzicioni politik, që në fakt e unë e quaj mbeturinë feudale nga shpartallimi i sistemit të dikurshëm socialist.

Duke mbyllur analizën mund të themi që mbetet për t’u vërtetuar që LSI-ja i ka vërtet ato 180 000 vota që i ka marrë nga aleancat fluide të 2011 – 2013.

Apo ka dhe të tjera vota që i ka siguruar për shkat të një organizimi që me thënë të drejtën është më i mirë se ai i dy partive të tjera. LSI-ja, po të perifrazojmë në njëfarë mënyre Metën, ka një organizim në të cilin shihet PS-ja e dikurshme ose PD-ja e dikurshme, pra eshtë më e organizuar në qelizë. Ka mbështetjen e rinisë dhe veçanërisht një mbështetje në fshat, të cilën e ka thelluar për shkak të karakterit të saj pragmatik dhe ministrisë së bujqësisë që ka pasur në dispozicion dhe e ka ndihmuar fshatin ose fshatarët me taktikat e zakonshme që ndodhin në të tilla raste, me mbjellje fidanësh, dhënie subvencionesh të vogla, ngritje frigoriferësh në zona të caktuara etj., etj.

Një praktikë e zakonshme, por që në fakt do të ishte rentabël për të gjitha partitë politike, por aspak për Shqipërinë. Siç e kam shkruar, fshati, që është rezervuari më i madh i votave, ka nevojë për një strategji shumë të madhe kombëtare, e cila, duke marrë parasysh që në fshat realizohet 25% e GDP-së që mobilizon një masë shumë të madhe njerëzish. Kjo nuk është forcë, por dobësi, sepse vende shumë të zhvilluara të tipit Danimarkë ose Zvicër, megjithëse ekzistojnë produkte të mëdha blegtorale dhe bujqësore për shkak të teknologjisë së lartë, mund të futin në skenë shumë pak punonjës. Në këtë sens, pavarësisht politikës së të ndjekur nga LSI-ja, që unë e quaj disi të prapambetur, ka një politikë të prapambetur edhe të PS-së për arsye se ajo mund të ftojë njerëz dhe mund të shtojë votat e saj, por kjo s’ka aspak lidhje me atë që quhet strategji kombëtare në të cilën bujqësia zë vendin themelor.

T’i kthehemi dhe një herë aryetimit, shqetësimi i kryetarit të kuvendit ose presidentit të ri që do të kemi pas shtatorit, mund të ketë baza në lidhje me fatin e partisë së vet, por s’ka asnjë arsye që të na shqetësojë, sepse, në fund të fundit, historitë e partive politike dhe koalicioneve që kanë ndodhur këto 25 vjet nuk kanë qenë histori të programuara, por manovra taktike në kurriz të njëri-tjetrit edhe kur ata kanë qenë aleatë.

Gjithsesi, nuk mund të gjykojmë se sa i rëndë është ky pozicion nervoz i Metës, llogaritur mbi faktin që ai do të jetë president i ardhshëm i Shqipërisë. Vetë ai mendon që ende nuk është i tillë, sepse vjen pas 24 korrikut, por gjithsesi premisat ose e folura e tij të shkakton shqetësim, sepse nëse, siç thamë përpara, kemi një marrëveshje me bazë të gjerë PS-PD pas 25 qershorit, pozicioni i LSI-së do të komplikohet akoma më shumë dhe kjo parti e karakterit pragmatik do të vazhdojë të rrudhet edhe më tej.(Konica.al)

Çfarë do të thotë nervozizmi i Metës dhe fati i LSI-së (Video)

8 komente në “Çfarë do të thotë nervozizmi i Metës dhe fati i LSI-së”

  1. albani says:

    Tahmaja e madhe te le pa gje!

  2. Qequa says:

    I Mendoj se e ben me qellim sikur eshte nervozuar, sepse keshtu do ishte e keqja me e vogel qe njerzit ta mendojne se eshte nervozuar, per momentin vetem kjo levizje i ka mbetur , ben gjoja sikur do perseri pushtet por ne fakt i duhet ti largohet per pak kohe, qe te mbyllen gjithe ato bema qe bota dhe mileti din per LSI

  3. . says:

    Partia Levizes Socaliste me e rrezikshme se pd.gazeta dita fushate per lsi ,e metes.

  4. Theo says:

    I dashur Shpetim ti shkruan bukur te verteten, ashtu eshte, por mos harro nje gje ne se zgjedhjet do te (menyra ideale)beheshin pa parajamerim dhe ne te njeten kohe ne Shqiperi LSI nuk do merrte as voten e Monikes, sepse eshte nje parti qe morali i vetem eshte si te pasurohet Ilir Meta, kurse te tjeret votojne nese i dhe nje vend pune apo i dhe para te thata ne dore, ky eshte morali i vertet i Ilir Metes dhe tani ankohet se po me vihen nga mbrapa si Gestapo, ai meriton jo nje por 100 gestapo nga mbrapa sepse ska asnje vkere personale dhe politike, ka vetem nje vlere qe njihet si hajdut me bllok ne dore( bile dhe filmuar), dhe qeneia e tij president pas korrikut eshte nje turp i madh per Shqiperine, por me siguri zbatimi i vettingut ka per ta futur ne burg, sepse nuk ka arsye terbimi i tj ne kete fushate, ai e kupton shume mire qe i erdhi fundi tragjik, njeriu qe nuk ka punuar asnje dite ne jeten e tij qofte edhe si lupsar neper rruget e Evropes. Poshte morali i tij qe mbolli ne Shqiperi per 25 vjet

  5. Fatmir Lohja says:

    Jam dakort me arsyetimin tuaj.Per mua,deri sa Meta u zgjodh President,luajti me bukur se te gjithe politikanet,per rrethanat konkrete .Nga gezimi i nje arritje ,gaboi me thenein :”Per hater te Shqiperise e le edhe Presidentllekun.”Sa se te sinqerta kane qene deklarat, se leshoj qeverine,per zgjedhjet e lira,sot duken hapatz se kane qene vetem per demagogji elektorale.Jo qe nuk i shkon ndermend per te tehequr ministrat,por me te gjithe milatantet e LSI-se po u nxjerrin syte kundershtareve politike,per ndonje fakir militant i LSI-se qe po pezullohet nga puna.Politika shqiptare,fatkeqesisht, eshte kthyer ne pazare,prandaj demagogjia ka arritur ne mjerim me thenjen :”Repblika ime e Re!?”Qofsha gabim!Asnje krah i politikes nuk ta ngroh zemren me shprese, per te ardhemen ne kete vend.

  6. Xen deledashi says:

    Si gjithmonë me kembe ne toke.
    Pershendetje z. Në darkë.

  7. Like Berati says:

    Me pak fjale elektorati i LSI jane are njerez qe shpresojne te kene nje pune ne shtet dhe ata njerez qe duan te behen Drejtore te ndonje dreJtorie ku merren Leke. Te dYja keto gategori jane bazuar ne interesa te momentit. Kur interesat shuhen apo nuk egzistojne me, Partia eshte e destinuar te shkrihet. Kjo do te ndodhe me LSI; pak ne keto zgjedhje dhe gaditjen e fundit do ta marre ne zgjedhjet e mepasshme. Thjesht, 2 vite me tej sdo te kete LSI.

  8. kanan says:

    Nervozizmi metes
    e ka nje shkak
    sepse dita dites
    mblidhet ai lak

    laku i floririt
    laku nga korrupsioni
    sepse nga drejtsia
    zor se do shpetoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje