"Ikën një Fahri, vjen një Balli. Zbulohet halli që ka zënë pogradecarët"

9 Qershor 2017, 18:49Politika TEMA

Nga qyteti i Pogradecit, ku zhvilloi sot takimin elektoral, kryeministri Edi Rama u ndal dhe te kandidatura më e përfolur e Lulzim Bashës, djali i botuesit të “Gazeta 55”, Fahri Balliu.

Rama tha me ironi se Pogradecin e ka zënë hali dhe kjo nuk mund të tolerohet në qytetin e Lasgushit.

“Halli i madh juaj është që Partia Demokratike e sheh Pogradecin si fronin mbretëror të Fahri Balliut. Ikën një Fahri vjen një Balli. Këto janë shaka që nuk tolerohen në qytetin e Lasgush Poradecit”, tha Rama.

Klevis Balliu u rendit i katërti në listën e kandidatëve të PD-së në Korçë, për zonën e Pogradecit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje