CityNews prej disa ditësh ka publikuar me fakte dhe emra skandalin e nepotizmit që po ndodh në Bashkinë e Përrenjasit, me kryebashkiake Miranda Rira, e cila është përfaqësuese e LSI.
Bazuar nga faktet dhe denoncimet, CityNews ka bërë thirrje publike organeve kopetente që të bëhet një hetim i plotë ndaj kryetares së kësaj Bashkie të varfër.
Por mesa duket shansi është tani dhe është vetëm për familjarët e Miranda Rirës. Pas 15 emrave të publikuar pak ditë më parë, ku familjarë të Miranda Rirës janë punësuar në Bashki, CityNews solli ditën e djeshme edhe një emër tjetër, si dhe informoi se denoncimet do të vazhdojnë.
Burime i thanë CityNews se srejtori i Financës në Bashkinë e Përrenjasit, Beso Hana është kunati i motrës së Miranda Rirës, Gjithashtu e punësuar është edhe Sonila Karaj, nusja e djalit të dajës. Gjithashtu punonjësi i shërbimeve në këtë Bashki është nipi i kunatit, Olti Hoxha.
Përtej emrave dhe fakteve të publikuara nga CityNews, deri më tani askush nuk ka filluar asnjë proces hetimi ndaj nepotizmit të pashembullt të kryebashkiakes të Përrenjasit, Miranda Rira.
Perse habiteni. Kjo eshte LSI
Ka harruar nja 2000 kusherinj ktu ne greqi ,apo edhe kta e kane emrin ne borderote e bashkise ,, ky fshat duhet te ishte ne bashkine e shangahit !!!!
Dilni dhe kendej nga Komuna Dajt e shihni se çka bere fisi QEFALIA …..qe e kane prone te veten komunen. Gjithe Qefalinjte e Rilindljes e kane Komunen. Rrace qensh.