Sipas Gallup, 14 për qind e popullsise globale në moshë madhore dëshiron të emigrojë. E përkthyer në vlerë, kjo do të thotë se aktualisht mbi 710 milionë persona në gjithë botën duan të largohen nga vendi i tyre.
Përfundimet kanë dalë nga një sondazh global, më i madhi i realizuar ndonjëherë, përmes të cilit Gallup ka pyetur direkt mbi 586 mijë veta në 156 vende të ndryshme të botës.
Sipas tij, shtetasit më dëshirën më të lartë për të emigruar nga vendi i tyre janë qytetarët e Sierra Leones, një vend i mbërthyer nga luftrat civile dhe konfliktet e armatosura.
Sipas Gallup, 62 për qind e popullsisë së Sierra Leones do të donte të largohej nga vendi. E dyta renditet Shqipëria, me përqindje të barabartë me Hahitin.
Sipas Gallup, më shumë se gjysma e shqiptarëve, përkatësisht 56 për qind e popullsisë duan të largohen nga Shqipëria. Pas Shqipërisë, vijnë dy vende të tjera afrikane, Liberia me Kongon, ndërsa Siria rezulton në vendin e nëntë.
Gjetjet e sondazhit i përkasin periudhës 2013-2016. Përveçse në tre vendet me përqindjen më të lartë në botë të popullsisë që do të emigrojë, Shqipëria është edhe ajo që ka shënuar rritjen më të madhe të këtij treguesi vitet e fundit.
Sipas Gallup, në periudhën 2010-2012 pjesa e shqiptarëve që donin të emigronin ishte vetëm 36 për qind. Ndërsa në 3 vitet pasardhëse pjesa e popullsisë që do të largohet nga Shqipëria gati është dyfishuar, duke arritur në 56%.
Bravo Lali Eri!
Se i dini njerezit trapa juve!
Shtroni ca pllaka dhe kujtoni se e hongren.
Fale punes te palodhur te qeverise Rama nga 36% ne vitin 2013 kemi kaluar ne 56% ne vitin 2017 dhe renditemi te dytet ne bote. Me viten tone per nje mandat te dyte ne fund te katervjecarit tjeter eshte i garantuar vendi i pare.
Çfar?………….E dyta renditet Shqipëria, me përqindje të barabartë me Hahitin!!!
…, më shumë se gjysma e shqiptarëve, përkatësisht 56 për qind e popullsisë duan të largohen nga Shqipëria.
Gjetjet e sondazhit i përkasin periudhës 2013-2016. Përveçse në tre vendet me përqindjen më të lartë në botë të popullsisë që do të emigrojë, Shqipëria është edhe ajo që ka shënuar rritjen më të madhe të këtij treguesi vitet e fundit.
.., në periudhën 2010-2012 pjesa e shqiptarëve që donin të emigronin ishte vetëm 36 për qind. Ndërsa në 3 vitet pasardhëse pjesa e popullsisë që do të largohet nga Shqipëria gati është dyfishuar, duke arritur në 56%.
Dhe pastaj nderseheni kunder Z.Flutura Açka!
Ne Shqiperi nuk din nga t’ja fillosh e ku ta mbarosh.
Nuk eshte vetem nje hallke,nuk eshte vetem fukaralleku(kudo ka te varfer,shume me keq se shqiptaret),
por ajo qe indinjon me shume shqiptaret,eshte padrejtesia,arroganca,papergjegjesia e pushtetareve,
qe poshtersine duan ta shesin per miresi.Nese nje popull shperthen dhunshem kunder Shtetit te tij,
ka pasoja,por ndoshta ndryshon diçka,por ikja tregon se eshte vrare shpresa ne nje shoqeri qe degradon
kolektivisht ne heshtje.Dhe kur vjen nje dite qe preken nga e keqja edhe militantet,do thone”çuditerisht”;
-si ka mundesi qe arriti deri ketu?!Arriti,sepse ju u bete pale me te keqen per nje perfitim te perkohshem.
Po me pas?
Ja dhe shqiptari mediokër që shkarkon mbi erjon veliajn hallet e një populli që mbahej me remitancat e emigrantëve.Vetë i votuan shqiptaret meten ,nanon,berishën dhe i mbajtën për 20 vjet ne shpine .Këta kater vjet kane që kanë ardhur ,dhe fakti që shumica janë të demoralizuar nuk do të thotë që do vazhdohet të rrohet me plehra dhe ujera të zeza poshtë shtëpisë.Pa parqe apo shkolla me ngrohje apo sheshe, që deri dje ishin fole për mushkonja dhe minj .Fatkeqësisht ardhja e socialisteve në pushtet erdhi gati baraz me krizat ekonomike italo-greke ,dhe pa një shtet me një drejtësi dhe politike stabël ,askush nuk ka qejf të investojë në pasiguri