Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arjan Peço, është emëruar pak ditë më parë trajneri i ekipit U-21 të klubit kampion të Zvicrës, Bazel.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi helvet, teksa Peço do të drejtojë skuadrën ku lojtarët bëhen gati për të qenë pjesë e Bazelit.
Më parë 42-vjeçari ka punuar me grupmoshat U-17 dhe U-19.