Verratti kërkon largimin nga PSG

11 Qershor 2017, 15:19Sport TEMA

Marco Verratti kërkon të largohet. Mesfushori i skuadrë së Paris Saint Germain dëshiron të nis një aventurë të re larg klubit parizien, por drejtuesit e skuadrës janë të vendosur për të mos e lejuar një gjë tillë, madje ata do ti ofrojnë Verratit rinovimin e kontratës deri në 2021.

24-vjecari ia ka komunikuar vendimin e tij, presidentit të Paris Saint Germain, Naser AlKhelaifi. Ky vendim është një lajm i mirë për Barcelonën, pasi katalanasit e kanë shprehur hapur dëshirën e tyre për të pasur në dispozicion shërbimet e italianit. Mes Verratit dhe drejtuesve të klubit parizien, situata është e tensionuar.

Dëshirën e tij për të braktisur “Parc des Princes” mesfushori e ka shprehur që pas finales së Kupës së Francës, por një gjë e tillë atij i është refuzuar duke i kujtuar se ka një kontratë me skuadrën, e cila duhet respektuar dhe se për ta ai është një nga shtyllat më të rëndësishme që Paris Saint Germain ka.

Momentalisht cështja ka mbetur pezull, me palët që kanë dëshira të ndryshme. Në ditët në vazhdim pritet të ketë një takim mes menaxherit të futbollistit dhe drejtorit të  ri sportiv, Antero Henrique për ti dhënë një zgjidhje situatës. Pas dere pret Barcelona, gati për ta veshur blaugrana mesfushorin Marco Verratti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje