Mbyllet ndeshja Izrael-Shqipëri me rezultatin 0-3. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

11 Qershor 2017, 22:29Sociale TEMA

Izrael-Shqipëri është sfida e gjashtë për të dyja ekipet në eleminatoret e kampionatit botëror “Rusi 2018”, takim i cili do të zhvillohet në Haifa në “Sammy Ofer Stadium”.

Një ndeshje e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione pasi që të dyja ekipet do të synojnë që të marrin tre pikët nga kjo përballje.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje./f.b

Formacionet Zyrtare:

Izraeli: Goresh, Dasa, Tzedek, Natcho, Zahavi, Cohen, Refaeloë, Tëatha, Sahar, Tibi, Golasa

Shqipëria: Strakohsha, Hysaj, Gjimshiti, Aliji, Mavraj, Memushaj, Kukeli, Hyka, Roshi, Abrashi, Sadiku

Super Thoma Strakosha që ndal një gol të sigurtë të Izraelit duke bërë një pritje spektakolare

GOOOL! Fantastik kuqezinjtë që shënojnë dhe golin e tretë pas një tjetër aksioni të mrekullueshëm që konkretizohet në mënyrë perfekte nga ana e Memushajt

Minuta 54′, Izraeli shumë pranë golit të parë me anë të Sahar, por goditja e tij ndalet në shtyllë

GOOOL! I mrekullueshëm Armando Sadiku që dyfishon shifrat me anë të një goli spektakolar, duke shënuar dhe golin e tij të dytë personal në këtë takim

GOOL! Armando Sadiku kalon në epërsi kuqezinjtë duke shënuar nga gol mjaf të bukur nga distanca pas një aksioni spektakolar. Shpërthejnë në festë tifozat kuqezi

Minuta 19′, Një rast i artë për vendasit për të kaluar në avantazh por Strakosha pret mrekullisht

Kundërpërgjigjet menjëherë Shqipëria me anë të Sadikut që godet sakt nga distanca, por ndalet nga portieri vendas

Minuta 12′, Izraeli krijon një rast të rrezikshëm me anë të Natcho, që tenton nga një distancë e largët por pa problem për Strakoshën

Emocionuese! Himni shqiptar elektrizon stadiumin “Sammy Ofer”

1 komente në “Mbyllet ndeshja Izrael-Shqipëri me rezultatin 0-3. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO”

  1. shushica says:

    Faleminderit djema,kur shikojme juve qe luani ,emocionohemi njesoj si atehere kur ishim te rinj…..nuk bejme komente politike por vetem komentin e shqiptarit qe jeton si shqiptar ,pavaresisht ku ndodhet ….Na dhuruat nje te djele te bukur ,pse jo na bete krenare ….Patem fatin e keq ne grup ,me dy superfuqi futbolli ,sepse po te shikosh disa grupe te tjera ,ishte mundesia edhe per tu kualifikuar…Pershendetjet per te gjithe por te vecanta per profesionistin koke ulur De Biasi ,qe Italia nuk i dha asnjehere nje mundesi te madhe…Me kujtuat nje dite prilli 1971…kur me bilete te falsifikuar nga çunat e ing.ndertimitu futem ne Q.Stafa ,ndesheshim me Gjermanine Perendimore dhe i madhi Pano sapo merrte topin rrethohej nga Bekenbauer e Shulc ….aq sa ne nje moment Shulci e kapi nga …kostumi sportiv…Te shikoje Panon ne stadium ndoshta ishte e barabarte si te shikoje Mesin…..ishte i lindur ,jo i bere….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje