Ditëlindja e PS, Rama batuta me doktorin e PD: Më të mirë se ne nuk ka...

12 Qershor 2017, 20:28Politika TEMA

Në fjalën e mbajtur në ditëlindjen e 26-të të Partisë Socialiste, kreu i kësaj force politike, Edi Rama tha se kanë të gjitha arsyet për të kërkuar një tjetër mandat në qeverisjen e vendit.

“Për ne kjo është një betejë themelore për Shqipërinë që duam dhe për ta realizuar këtë nuk mundet më të mbyllim sytë apo t’i shmangemi sfidës themelore të një ndryshimi dhe pastrimi rrënjësor të administratës. Uroj shumë pas përfundimit të numërimit lali Eri do na hapë sheshin dhe të jemi të gjithë, jo vetëm socialistët e Tiranës, por gjithë Shqipërisë, në atë që shpresoj të jetë momenti i festës së një fitoreje, që nëse do të jetë e jona, ashtu siç dëshirojmë do të na takojë neve ta kthejmë në një fitore për gjithë shqiptarët, për gjithë fëmijët e këtij vendi. Unë ju them shqiptarëve se ne jemi gati”, tha Rama.

Rama shprehu bindjen se me reformat e ndërmarra në mandatin e parë, mandatin tjetër rritja ekonomike do të shkojë përmbi 5 përqind.

Gjatë kohës kur po fliste Rama mes të pranishmëve mbërriti edhe Doktor Halim Kosova, emri i përzgjedhur nga Partia Demokratike për t’iu përgjigjur ftesës së socialistëve për të festuar në këtë 26-vjetor.

Rama nuk kurseu batutat me të.

“Me gjithë respektin për profesor Halimin që është këtu, më të mirë se ne nuk ka”, tha ai.

Për të mos filluar këtu për fjalimet e fushatës elektoralë, se po qe se do të votonim këtu vetëm një votë kundër do të kishim”, tha Rama.

Kosova ndërkohë ka pasur edhe një dhuratë për Ramën, paksa provokuese.

Ai i ka dërguar një album veprash arti me mbishkrimin “70 vjet Monument i Jetës”.

Që nënkupton, sipas Kosovës, se PS është vazhdim i Partisë Komuniste, që qeverisi për 45 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje