Nje mesazh për shokun tim të klasës, Lulzim Basha!

12 Qershor 2017, 18:35Politika TEMA

Nga Gjergj Bojaxhi

Lulzim, si shoku yt i klasës në tetëvjeçare, të uroj gëzuar ditëlindjen!

Si bashkëqytetar, të uroj edhe për iniciativën tënde për një Republikë të Re.

Si dhuratë për ditëlindje dua të të them se çfarë mendoj është gjëja më e rëndësishme për një republikë të re:

I dashur Lulzim, besoj se një republikë e re ka nevojë për themele të reja, demokratike!

Ajo nuk mund të ndërtohet duke ricikluar parti të vjetëruara pa demokraci të brendshme.

Nëse do të ndërtosh apo të rilindësh një republikë, pak rëndësi ka si e quan, duhet të fillosh nga besimi se anëtarët e partisë, pra komunitetit tënd, kanë rëndësi për të thënë fjalën e tyre me votë për kandidatët dhe vendimet e marra. Nëse ti vendos çdo gjë vetë, ashtu si kryeministri aktual, ku qëndron e reja?

Të uroj suksese, në vazhdimësinë e re të gjërave të vjetra.

Nëse kërkon vërtet diçka të re në politikën shqiptare, e gjen te Sfida për Shqipërinë, nr. 4, nëse do të votosh për partinë e shokut të klasës.

PS. Është: Sfida për Shqipërinë – Hektor Ruci (kryetari administrativ, pasi ne kemi jo vetëm demokraci të brendshme, por edhe ndarje pushtetesh).

1 komente në “Nje mesazh për shokun tim të klasës, Lulzim Basha!”

  1. RICK says:

    11111111111BBBBBBBBBBBBBB11111111111

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje