Kosova votoi dje në mënyrë të qetë dhe të qytetëruar, duke na dhënë një leksion të mirë demokracie, 2 javë para se të mbahen zgjedhjet tona.
Duke e konsideruar këtë si një sukses të ri në rrugën e shtetndërtimit, uroj shumë që të paktën shembulli i standarteve zgjedhore të ndiqet edhe prej nesh më 25 qershor.
Megjithëse duket sikur kanë rënë arsyet e mëdha që zgjedhjet në Shqipëri të kontestohen, ende nuk ka garanci të plota se do të kemi realisht një proces të lirë dhe të ndershëm, siç me të drejtë po kërkohet prej shumë vitesh.
Natyrisht, që i takon politikanëve të Prishtinës të lexojnë me vëmendje dhe maturi rezultatin dhe pas kësaj të marrin vendimet e duhura për t’i dhënë Kosovës sa më shpejt qeverinë e së ardhmes.
Mendoj se nuk na takon ne, as të debatojmë, e aq më pak të bëjmë tifo për votën e ndarë të bashkëkombasve tanë përtej kufirit.
Ajo që duket me sy të lirë që tani është fakti se Kosova nuk ka një fitues të qartë dhe se me shumë gjasa ajo do të qeveriset nga aleancë e re.
Por në rast se do të më kërkohej një opinion i shkurtër dhe modest për sa ndodhi, do të thoja se Kosova refuzoi dje koalicionin e madh politik, si një amnisti për korrupsionin, dhe votoi si parti të parë opozitën e vërtetë dhe pa maskë.
Shpresoj shumë që ky mesazh i pastër të mbërrijë dhe të përcillet siç duhet edhe në Shqipëri.
Ndryshe, do të na duhet ta nisim nga e para edhe ne si Kosova.
Vazhdon Patozi per inerci me teorira…
I duket vetja i madh e i mencur…
“Kundershtoj!”…
E kush te pyeti o “Koke e Madhe”?… ?
O Astrit! Je nje limon i shtrydhur! Njelloj si Jozi,Bregu,Bode! Nuk ju duan me! Shikoni relitetin!
Ti ke mbaruar , o shpirt, nje here te kerkoje ndihme politike ambasada amerikane dhe ti nuk pranove te shkoje ne takum me te derguarin e departamentit te shtetit. Ne politike eshte si puna e elektricistit, njehere mund te gabosh. Shiko per ndonje zgjidhje tjeter, pa jeta politike per ty ka vdekur.
Patoz mos u hiq sikur je i rendesishem. Tani je nje zero pa vlere. Vleren e kishit deri nje muaj me pare kur u luteshin te vinit ne kuvend te votonit reformen ne drejtesi. Aty ju mund tja dridhnit Lulit mjaft bukur por ju vazhduat te ndiqnit kauzen idiote te bashes ne cader. Ti nuk je perlyer ne aferat e vjedhjes se fondeve publike dhe skishe arsye pse te vije veten ne nje rang me Lulin apo Saliun. Ishte i fundit moment qe kishit dicka ne dore. Tani nuk e keni me. Basha dhe Saliu jua krodhen bukur. Tani hani mena se jane pjekur dhe shkoni ne plazh. Tani ju grupi i te perjashtuarve jeni askushi dhe kjo tregon se nuk paskeni kuptuar gje nga politikat e brendeshme perverse te PD dhe Sali vicidolit. Mund te themi se i hapet gropen vetes me duart tuaja.
Ketij i duket vetja si Churchill qe ben deklarata te tilla?!
Ik fillo ndonje pune se nuk shtyhet dita ne Loto dhe tu lexu gazeta!
Keshilla per te mos folur more Astrit, nuk eshte e keqe. Edi Rama, me levizjene e fundit e kaloi politiken Shqiptare ne nje tjeter nivel. Ti as e kupton dhe as i parashikosh dot ngjarjet e pas 25 Qershorit. Koha jote mbaroi.
O Tito, ti qave me lot kur iku saliu si keyetar I pd-se, pas humbjes se madhe me zgjedhjet e kaluara.