PROFILI/ Kush është James Comey, shkatërruesi i Hillary Clintonit, që i hapi luftë Donald Trump-it

12 Qershor 2017, 16:16Politika TEMA

Portret i njeriut më të dashur dhe më të urryer të Amerikës

James Comey e përsëriti ndoshta dhjetëra herë përpara senatorëve, se çështjet në të cilat ishte protagonist nuk janë demokratike apo republikane, të djathta apo të majta, konservatore apo progresiste. Janë thjeshtë çështje amerikane, dhe Amerika është një vend i themeluar mbi ligje, jo “fraksione”, të cilët janë gogoli i madh që përshkon të gjitha dokumentet themeluese të kombit. Këtu marrin fund qëllimet dhe nis realiteti. Nëse ka një gjë që ka demonstruar, seanca e marrjes në pyetje të enjten e kaluar, ajo është që në Uashington gjithçka është politikë, asgjë nuk bie jashtë perimetrit të instrumentalizimit dhe partitizmit, as edhe një prokuror shumë i bredhur që ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur paanshmërinë e tij.

Ish drejtori i FBI-së ka redaktuar një dëshmi që mund të shërbejë si manual i literaturës juritike, ku çdo detaj është i justifikuar dhe të shpie në një bazë ligjore, pastaj përpara senatorëve ka studiuar tonin e duhur për të qëndruar gjithmonë një hap jashtë skenës politike, por realiteti është që në Amerikën e Trumpit, nuk ka figurë më politike se ai. Që nga fillimi i fushatës elektorale ai ka qenë shumë gjëra: shkatërruesi i Partisë Demokratike, qeni roje i serverave dhe rrjedhjeve të informacionit, zrtari i korruptuar që fundosi Hillary Clintonin, drejtori me manira protagonizmi që thërriste konferenca shtypi, për çështje me rëndësi maksimale, pa ia thënë askujt, kundërshtari me vese i Trumpit që u shkarkua “ex abrupto” dhe në fnd u klasifikua nga presidenti si “leaker”, pas një dëshmie që sipas tij, i ka ofruar një “revansh tërësor dhe të plotë”.

Logjikë e ndërlikuar: Comey është një dëshmitar i besueshëm dhe një informator ligjshkelës i gazetarëve liberalë, të gjitha këto në të njëjtin postim në Tuiter. Pikërisht për të shmangur këto lloje reagimesh, këshilltari i tij ligjor i kërkoi stafit të Shtëpisë së Bardhë që të mbanin Trumpin sa më larg Tuiterit, në ditën e dëshmisë së OCmeyt. Qarkullojnë anektoda që ë shkrijnë së qeshuri, me këshilltarë që mbushin agjendën e pazakontë dhe punojnë pa pushim për të eleminuar momentet “e vdekura”. Por momenti i postimit në Tuiter, maksimumi mund të shtyhej. Comey u bë kështu një “leaker” që në fjalorin e Trumpit është edhe më keq se një “i çmendur”, e cila është mënyra se si e karakterizoi ai ish Drejtorin e FBI kur bisedonte me Sergei Lavrovin dhe delegacionin rus në Shtëpinë e Bardhë. Ishte vetë akti i fundit i trajektores së gjatë të politizimit të James Comeyt.

Ishte ai që dekretoi fitoren e Trumpit në zgjedhje, ka thënë Hillary pa shumë dorashka. Statistikanët e Princetonit kanë pikasur “efektin Comey”, një rënie në mbështetjen për demokratët pas letrës që ai i dërgoi Kongresit në 28 tetor, ku drejtori i FBI komunikonte ekzistencën e disa e-maileve të reja të lidhura me çështjen Clinton; Nate Silver ka vërtetuar se efekti negativ mbi zgjedhësit ishte i mjaftueshëm sa për të bërë ndryshimin, mes fitores dhe humbjes. Kur ishte ende një idhull i republikanëve, për shkak të zellit inkuizitor kundrejt Clintonit, edhe ish kolegu i tij Eric Holder, prokuror i përgjithshëm dhe njeriu hije i Obamës, përmes një editoriali në Uashington Post, e ka quajtur njeriu i mirë që njolloset me një gabim të pafalshëm.

Artikulli ishte shkruajtur me një shkëputje juridike nga njeriu që quhej “krahu i Obamës”, por edhe nga thonjëzat kullonte politikë. Në artikullin e shkruajtur për të frenuar dëmet nëntë ditë pas zgjedhjeve, Holder pranonte se takimi i disa muajve më herët, mes Bill Clintonit dhe prokurores së përgjithshme Loreta Lynch, mund të ngjallte ndonjë dyshim (për çfarë duhej të kishin folur në pistën e aeroportit, vendi ku paguhen shpërblime rrëmbimesh dhe arrestohen keqbërës në arrati?) dhe një ditë më vonë, u zbulua që kish qenë pikërisht ajo natë, e cila kish mbetur larg faqeve të kronikës, që e kishte shtyrë Comeyn të hidhej në veprim. 

Ironia më e madhe: nëse merret i mirëqenë shpjegimi i HIllary Clintonit (humba për faj të COmeyt) duhet të konkludohet se faji bie në fakt mbi Billin, protagonist i takimit që vuri në lëvizje makinën e ngjarjeve fatkeqe. Por kishte edhe më. Tani e dimë se pasojë e atij takimi, ishte që Lynch i kish kërkuar Comeyt që t’i referohej hetimit për emailet, si një “çështje” më neutrale.

Pas Comeyt republikan erdhi Comey binjak antitrumpian, që refuzon t’i betohet për besnikëri presidentit. Konfuzioni i shkaktuar nga ndërrimi i kampit paraqitet përsosmërisht në reagimin e publikut të Stephen Colbert, komedian me prirje të qarta liberale, pas dhënies së lajmit të shkarkimit të Comeyt. Studio shpërtheu në thirrje festimi, ndërkohë që i zoti i shtëpisë, i sikletosur, e kaloi me të qeshur: “Duhet të ketë shumë fansa të Trumpit këtë mbrëmje”. Nuk kishte shumë fansa të Trumpit: kishte demokratë që kishin humbur fillin. Të bëhesh njeriu më politik i Uashingtonit duhet të jetë eksperienca më kurioze, për një njeri që ka bërë të pamundurën që të mos japë pika referimi. Në vitin 1980 votoi Carterin, në vitin 1984 Reaganin, shenjë e transformimi nga “komunist, në çfarëdolloj gjëje që mund të quhet sot”.

“Nuk di as se si të përcaktohem politikisht”, thoshte disa vjet më parë, ndërsa edhe vetë Holderi thoshte se ishte e vështirë të kuptohej, në ishte republikan apo demokrat. Zgjedhja e Bushit për ta emëruar si numrin dy të Departamentit të Drejtësisë ofronte një tregues elokuent, por ai këmbëngulte: “Nuk jam i interesuar për politikën, jam i interesuar për atë që është e drejtë”, thoshte.

Pat Fitzgerald, prokuror i një mijë betejave të politizuara, thoshte se në vend të gazetave, lexonte karikaturat. Comey lexonte Reinhold NIebuhr, jo një autor tamam për republikanët e thekur. New York Magazine e kishte përshkruar në kohën e Departamentit të Drejtësisë të të fortit John Aschroft: “Në krah të tij, Comey duket si Noam Chomsky”.

IlFoglio – Bota.al

3 komente në “PROFILI/ Kush është James Comey, shkatërruesi i Hillary Clintonit, që i hapi luftë Donald Trump-it”

  1. Vladimir says:

    James Comey do te jete se shpejti Presidenti i ShBA. Ve bast.

  2. Besimi says:

    Nje mut te hash.

  3. goni says:

    Zenkat ne Shqiperi,ndermjet Rames dhe Bashes,Metes dhe Bashes,si dhe Rames e Metes,per kapjen e resursit te Kryeministrit,vazhdojne,dhe eshte kjo loja e Demokracise!Por ne kampet e ndryshme te spektrit Politik,per pak sa nuk eskaloj problemi i akumuluar,tash e sa vite!Por kjo nuk do te thote se eskalimi nuk mund te perseritet.Eshte Kapitalizmi i hekurt,qe prodhon Konflikte pa pra.Tashme artikulli,ka te bej me Comey,Polici qe po sfidon Trump.Por edhe ne Amerike qe ka importuar konfliktin e Kapitalizmit te hekurt,thuajse ne krej Boten,eshte pikerisht instalimi i ktij sistemi,tash e qindra vite,qe prodhon Konflikt,te papra.Ne Perandorit e perpareshme konflikti nuk akumulohej kaq shpejt,por kalonin qindra vite qe konflikti te shperthente sepse ishte qeshtje kohe (por kkjo zgjast me Shum),qe shperthimi te perhapej ne Shum Vende pernjeheresh!Tashme flitet per fitoren e Kapitalizmit kunder Komunizmit.Dy Sisteme te instaluar vone ne Bote.Po pse fitoj Kapitalizmi,ket pergjigje e kam dhene ne nje koment te para ca diteve,ku edhe vura ne dukje,se si ka mundesi,qe Udheheqesit e Perendimit ku eshte Sistemi Kapitalist,te lejonin masakren me te madhe qe nga lindja e Njerezimit,ku shumica e Popullsise eshte shfarosur me metoda latente,dhe ne vend te ksaj Popullsije,eshte vendosur Popullsi nga thajse krejt Vendet e Botes,popullsi e cila i duhej te ishte lojale,dhe kush kundershtonte(sepse edhe tek te ardhurit,ka pas e ka Njerez qe kundershtojne Sistemin vdekjeprures te instaluar pas LDB),pesonte fatin e shumices se Vendasve!Pra ky sistem eshte importuar nga Amerika,dhe fitoj karshi sistemit Komunist!Por a do te shembej Komunizmi po te ishte instaluar ne krejt Boten njeheresh,po mos te kishte ndarje ne Kapitalizem dhe KomunizemTashme do flas per Europen,sepse jam Europjan,dhe Europa e ka pesuar me se shumti nga Sistemi Kapitalist.Europa nuk eshte nje Kontinent,qe ka tentuar ti jap Njerezimit,Civilizim,perkundrazi,thuhet Europen Barbare e Civilizoj Lindja.Tashme ky Civilizim qe mori Europa nga Lindja,i kushtoj shume,sepse ne marrshimet Europjane kunder x-y perandorish ose Shtetesh,ne prapaskene ishte Dora e Lindjes,qe don te thote se Europa nuk eshte e vetme fajtore,por eshte bashkfajtore.Dhe siq edhe e kam thene ne nje koment qe nuk u botua,nga spijunet e lindjes,pas masakres se pas LDB,Kontinenti Europjan i takon Europjaneve,dhe e kam thne e perseris Europjan nuk jan vetem Suedezet,por Europa fillon ne Portugali,deri ne Ural.Tashme kalojm tek Komunizmi,Popullsija e ketyre Vendeve ku ishte instaluar Komunizmi pas renjes se Komunizmit,e ushqej Europen me Njerez,pasi Europa shumicen e Vendasve e kishte shfarosur(eshte fjala per Europen Perendimor),dhe te ardhurit nga Vendet e lindjes (Komunizmi),i thurnin lavde Kapitalizmit,dhe nuk e dinin se per ngritjen e ktij sistemi gjakatar,kishin shkuar ne boten tjeter miljona Njerez,sepse ky Sistem nuk ishte kapitalizmi i para LDB,qe vrau ne kohen e luftes miljona Njerez,por ishte Kapitalizem,me i ashper me gjakpires,por qdo gje behej dhe behet ne menyre latente,ku po te veshtrosh,me kujdes duhet te kerkosh me qiri per vendas(te ashtu quajtur Barbare,eshte fjala per Popullsine e Fshatrave),pra Sistemi i instaluar pas LDB,vrau Shum me teper Njerez!Por kur shkruajme per Komunizmin,instalimi i Tije ne Shqiperi u be pa masakra,sikurse ka ndodhur ne Rusi.Pra ne se Sistemi Komunist do te instalohej ashtu si ne Shqiperi,ku nuk ndodhen masakra,ateher,nuk besoj se do te binte,po te ishte insataluar kudo ku ishte Kapitalizmi.Dhe po te mirrej seriozisht qeshtja,pra mos te kishte nderkembeza,nga Kapitalistet,dhe ne krahun tjeter Komunistet.Pra serioziteti ka munguar,dhe Kapitalizmi fitoj,por fitoj jo Kpitalizmi i meparshem,por Kapitalizmi me i hekurt,me i rrezikshem,ku frika futej qe ne femijeri,nenshtrimi stimulohej ,dhe Kpitalistet,nuk u behej vone se kush shkonte e kush vinte,kryesorja jeta e luksit e qejfit,si dhe ndjenja e Forces,nuk prekej!Pra ky eshte Sistemi ku po zihen Trump dhe Comey,i Cili paska shkaterruar Hilari Klinton.Me thoni nje President Amerikan te denuar per krime,eshte vrare Kenedi,por eshte me mire te denohet me gjygj se sa te vritet,ku edhe Opinjoni,merr vesh se qka ndodhur(ne kuhen e gjykimit),po te kishte gjygjtare te pavarur,por siq edhe e thashe me lart,luksi,qejfi,dhe hajgara,kta Njerez zgjidhen per President,dhe Fajtoret gjinden ne nentoke,dhe kamuflimi,i nentokes,qe eshte Shum e pasur,fuqi latente qe eshte me e madhe se fuqija e Presidentit!Pra instalimi i Komunizmit ne Amerike dhe ne krejt Vendet e Perandimit,po masaker,pra shkuarja prapa,reforma agrare,tu jipet parcela Njerezve,dhe mos tu mirret prape,sepse per fajet qe ishin eshte paguar,dhe kerkoj amnisti per te gjithe,me kushtin heqjen dore nga ky Sistem Vrases,dhe Njerezit te bejne Femije sa deshirojne,sepse sejcila ka parcelen e vete,dhe e din vete sa femije ben,kurse mashtrimi i Sistemit,bjen dhe them rrofte Sistemi i Komunizmit,ku toka shkon aty ku i takon,dhe ndaq punoje ndaq mos e puno,Shteti nuk eshte fajtor,sepse shteti do te mirret me pune e jo me llafe,nje jav renja e kopaqes(Punes)poshte spijunet e interrnetit,te cilet nuk kann ardhmeri,ky sistem eshte i destinuar te deshtoje! Vetem per fund,buka qe jipet nuk permendet,pra kush jep buke edhe do te kete buke,do ti rikthehet,kush jep buke,dhe te ngul thiken pas shpine,nuk ka vorr qe do ta pranoje!pra me mire mos jep buk,se sa jep buk e pas ca kohesh te ngul thiken 20 Cent!Kush jep buk dhe kjo buke nuk eshte e Tija,dhe krenohet se kam dhene buke,do ti mirret buka ashtu siq edhe e ka marre buken ,dhe do tu jepet Njerezve,qe nuk bejne ksi punesh.Pra nje shtes edhe Njerezit e luksit kur japin buke,kush nuk e din ta mesoje,at buk qe e japin nuk eshte buka e Tyre,dhe duke i rene kopaqes(Punes) mesohet kjo pune.Rrofte Njeriu qe do te vjen ,ku edhe do te ndaje per sejcilin nje Parcele.K riminelet ne gjygj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje