Kandidati për deputet në njësinë 2 Besnik Baraj vijon prej ditësh takime me banorë të lagjeve të ndryshme në njësinë 2.
Gjatë ditës së djeshme ai zhvilloi një takim me komunitetin tek zona e Brrylit.
Të vyera ishin bisedat me qytetarët që nuk hezituan të diskutonin për programin e qeverisjes së Partisë Socialiste në mandatin e dytë dhe për gjithçka që është realizuar gjatë mandatit të parë.
“Kemi bërë shumë, akoma shumë kemi për të bërë dhe shumë humbasim nëse nuk punojmë çdo ditë për fitoren e madhe të 25 qershorit. Fitorja e Partisë Socialiste me më shumë se 71 mandate, nuk na duhet për më shumë pushtet, por për të mbajtur e vetme timonin e reformave drejt destinacionit të duhur për të bërë shtet, për më shumë punësim dhe për më shumë mirëqenie”, shprehet Baraj.