Rama: Ia thashë dhe Lulit kur e takova, pse krihesh nëse fasada s’është e rëndësishme. Voltana na ka vënë në vështirësi…

12 Qershor 2017, 11:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, gjatë përurimit të Urës së Bunës në Shkodër, tha se, edhe pse ka kritika, Rilindja Urbane do të vijojë në të gjithë Shqipërinë.

“Kritikët, Rilindjen Urbane e kanë përcaktuar si fasadë. Unë nuk e konsideroj fjalë negative fasadën.

Ia thashë edhe Lulit kur e takova, që nëse nuk e konsideron të rëndësishme fasadën, pse krihesh?

E njëjta gjë vlen edhe për hapësirat urbane”, tha Rama.

Kryeministri shtoi: “Kemi ngritur 641 kantiere nga Tropoja deri në Konispol. Këto projekte kanë injektuar para’ në ekonominë kombëtare, duke krijuar punësim”.

Rama deklaroi se qeveria do të vazhdojë me programin e saj.

Besojmë që nëse turistët janë rritur si numër në Shqipëri, kjo lidhet edhe me këtë program të Rilindjes Urbane”, tha Rama.

Ai ndërkohë ka thumbuar edhe Voltana Ademin, që sipas Ramës, është bërë pengesë për investimet e qeverisë në Shkodër.

Falenderoj shkodranët, pavarësisht se na kane vënë në pozitë të vështirë duke na e bërë të pamundur të gjejmë përkthyes për të bashkëpunuar me kryetaren e bashkisë dhe bashkinë.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë për Shkodrën cdo muaj e cdo vit më shumë”, tha Rama.

1 komente në “Rama: Ia thashë dhe Lulit kur e takova, pse krihesh nëse fasada s’është e rëndësishme. Voltana na ka vënë në vështirësi…”

  1. vezhguesi says:

    Po eshte koncepti yt i dhjere si piktor qe je kjo puna fasadave dhe rilindjes urbane qe ben ti. Askush nuk tha qe ato nuk duhen askush nuk e shan te bukuren po vendi kishte nevoja te tjera shume me emergjente se sheshet. Dhe kritikat per to jane normale kur mos mungojne sidomos kur ben gjera te pakuptimta sic hengre kot rrugen Skele Uji ftohet qe i hoqe kot rruges 30% te gjeresise. Dhe ato vende pune qe jane ne rilindjen urbane jane po kur vepra mbaron mbaron dhe puna. Fasadat jane investime jo fitimprurese ndaj bota e zhvilluar i ka lene kur ka pasur top ekonomine berjen e tyre. Shqiperia kishte nevoje per te permirsuar klimen e biznesit per te ulur korrupsionin lehtesimi i jetes se njerezve dhe rritja e fuqise blerese e qarkullimi i shendetshem monetar. Eshte karshillek i madh qe i ben varferise se njerezve me keto vepra te ndritshme e tregon se ti jeton nje realitet krejt vitual dhe sta kap mendja as ekonomine as investimin as thithjen e kaptaleve te huaja qe do ulnin ne maksimium ikjen e shqiptareve. Ik e gjej ndonje pune si skenarist teatrosh se ate di te besh mire ti. Tjeter gje ta pame qe ne filim ti sdi ta besh dhe gjithe ekipi jot eshte po kaq i paditur sa ty. Ndaj pregatit trasten e ik se vete punonve kunder njerezve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje