Dy ditë pas arrestimit të 24-vjeçarit Mikel Shallari nga Kuçova del në dritë edhe motivi i ekzekutimit me armë zjarri të ish-kryekomisarit Artan Cukut.
Policia zbardh shkakun e vërtetë të ngjarjes së rëndë dhe konfirmon se Mikel Shallari e ka vrarë Artan Cukun për motive gjakmarrjeje.
Sipas Report TV, 24-vjeçari ka kryer vrasjen në bashkëpunim, krim për të cilin rrezikon të dënohet me jo më pak se 30 vite burgim.
Shallari, 24 vjec, rezulton person me precedent penal për krime si armëmbajtje e trafik narkotikësh, ndërsa ka qenë më parë i proceduar si në Shqipëri, ashtu dhe jashtë vendit.
Mbrëmjen e 8 prilit, Mikel Shallari ekzekutoi me 5 plumba pistoletë Artan Cukun, ish- drejtorin e Policisë së Vlorës dhe oficer karriere, ndërsa pas atij krimi Shallari u largua duke fshehur dhe armën.
Sipas të dhënave te policisë, Shallari ka marrë 25 mijë euro.
Shallari: Më mbroni familjen, tregoj porositësit
Mikel Shallari, i arrestuar një ditë më parë si autor i dyshuar për vrasjen e ish-kryekomisarit, Artan Cuku, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, por me kushtin që t’i sigurohet familja.
Burime për Report TV saktësuan se Shallari është treguar i gatshëm të nxjerrë emrat e porositësve të vrasjes së kryer nga vetë ai mbrëmjen e 8 prillit në Tiranë.
24-vjeçari kërkon garanci për familjen si dërgimi në një vend jashtë Shqipërisë dhe ndërrimi i identiteteve, për t’iu shmangur një hakmarrje të mundshme nga urdhëruesit e atentatit që i mori jetën ish-drejtorit të Policisë së Vlorës.
Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë për Mikel Shallarit për “vrasje me paramendim për gjakmarrje të kryer në bashkëpunim”.
Si thoshnin>>>> u beme be ne xhami…..cfare qelbesirash e flasin pastaj per Bese e njerez te fjales. Pabesia dhe jo Besa… pabesia eshte ajo qe dine me shume keta njerez
Qelbesire! Ne burg te kalbesh!
kalbeni ne burg qelbesiren ,me mire shkriheni fare qe mos ti behet barre dhe taksapaguesve
FAMILJEN NUK JA VRET NJERI ,POR KY PO PERFITON NGA RASTI ,QE TI SIGUROJ FAMILJES NJE JETE ME TE MIRE ,MEQENSE JETOJNE KEQ .
Per familjen e tij mendon qe mos ti vrasin , ndersa ky kriminel vret nje njeri te pafajshem .
Ti o morr nuk do demokraci ti doje Komandantin qe per 24 ore te kishte sistemuar ty megjith familje
Per disa lloj vrase, numer nje “keto me pgese”, denimi me vdekje do te ishte zgjidhja e problemit. Si mundet dikush, nje kriminel t’i marre jeten dikujt tjeter qe s’ka asnje problem direkt me te, vetem per te fituar para nga vrasja e tjetrit?!!
Po kush t’i ndryshoje ligjet per kete krim dhe te tjere kur shume nga te ashtuquajtur deputete kane vete te kaluar kriminale?!
Nik
Keto kerma, duhet te kalben ne burg dhe atje te rrojne me pordhe ne zemer se hakmarrja e viktimes do ti vije nje dit ne gjume dhe do ta shohe vehten me carcaf ne gurmaz,ne shqiperine me 1000 halle doli edhe nje profesion i ri , vrases me pagese, cohu Enver nga vari tu rjepin lekuren ketyre mostrave qe te vrasin pa te keq
Nik, ke plotesisht te drejte. Duhet kthyer denimi me vdekje per disa kategori krimi dhe ne rradhe te pare per vrasesit me pagese.
tani kujtohesh per familjen fare e djegur
A thua ata qe paguan do kapen?? Le te shpresojme?
Po te jet ndonje ordiner ka gjasa, por nqs shefi kishte pune me shefat…. ky flet kot se nuk ka per tu bere gje!!