Përplasje të Ministria e Drejtësisë, ministri teknik i mbyll derën sekretares së Përgjithshme. Thërret policinë: Nxirreni jashtë zyrës

12 Qershor 2017, 11:12Politika TEMA

Një incident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në ambiente te Ministrisë së Drejtësisë.

Ka qenë vetë ministri teknik i PD, Gazmend Bardhi, i cili ka tentuar të pengojë të hyjë në zyrën e saj, sekretaren e Përgjithshme të kësaj ministre, Juliana Hoxhaj.

Bardhi i ka komunikuar pezullimin nga detyra Hoxhës, duke i kërkuar që të rikthehet në detyrë vetëm pas datës 26 qershor.

Mësohet se Ministria e Drejtësisë ka njoftuar uniformat blu për nxjerrjen jashtë të Hoxhës.

Ndërkohë është pezulluar nga detyra i gjithë stafi i Ministrisë që ka lejuar futjen në ambientet e Ministrisë të Juliana Hoxhës, mëson Report TV.

Konflikti Bardhi-Hoxhaj nisi pas kërkesës së ministrit për të pezulluar numrin dy të Drejtësisë, me pretendimin se ajo kandidon për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit dhe përfshirjes në fushatën zgjedhore.

Ndërkohë, Departamenti i Administratës Publike rrëzoi pezullimin e Bardhit duke argumentuar se ministri ka tejkaluar kompetencat e tij.

Nga ana tjetër, ministri teknik i PD ka paralajmëruar se nuk do njohë autoritetin e DAP-it duke lënë në fuqi pezullimin për sekretaren e Përgjithshme.

4 komente në “Përplasje të Ministria e Drejtësisë, ministri teknik i mbyll derën sekretares së Përgjithshme. Thërret policinë: Nxirreni jashtë zyrës”

  1. Ermioni says:

    Njw tregues se ne shqiptarwt e kemi te veshtire te berjme shtet. Bile as nuk dime te vetqeverisemi. Kete e tregon edhe lajmi i mesiperm. Kete po na e tregojne edhe4 ministrat e rinj te vendosur keto dite dhe qe quehn minitra teknike. Nje turp qe nuk e ndesh kund tjerter. Bile as ne Afrike. Ne tash jemi bere turpi i Evropes.ne

  2. Dermat Berisha says:

    Ky lajm tregon se ne shqiptaret nuk dime te bejme shtet, ndoshta nuk dime te bejme ndfonje gje te mire. Deri tani kemi prodhuyar vetem varferi, edhe pse vu nisem te shkojmev drejt Evropes. Tani ne fakt nuk po mundemi te shkojme as ne Afrike. Perderisa kemi nje kllase idiote qe na drejton dhe ne nuk bejme ze, por i besojme asaj. .

  3. Celo Mezani says:

    Aman ore ju te PD-se, kini pak meshire per keta te LSI-se se gjynah te mbeten te gjithe pa pune e pa buke.
    Jane te gjithe hajdut te urte dhe nuk ngasin njeri po qe se nuk i shqeteson kur vjedhin.

  4. Robi says:

    Ky lajm tregon se per militantet e PD nuk ekzistojne ligjet, si rrjedhim nuk ekzistojne as per hajnat, ekzistojne vetem per njerezit e edukuar, te kulturuar dhe te ndershem, te cilet sido qe te jete situata zbatojne ligjin.
    Katastrofat qe kane ndodhur gjate qeverive te PD-se nuk mund te korrigjohen as per 100 vjet. Prandaj kur te votoni, verini gishtin kokes para se te vendosni per te ardhmen e Shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje