Ministrja Teknike e Arsimit kallëzon në Prokurori, Sekretarin e Përgjithshëm të MAS

12 Qershor 2017, 14:27Politika TEMA
Ministrja Teknike e Arsimit kallëzon në Prokurori, Sekretarin e

Ministrja Teknike e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, ka depozituar sot në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal për sekretarin e Përgjithshëm të MAS, Plarent Ndreca. Sipas ministres, Ndreca ka bërë shkelje të rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij që cënojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2017.

Ministrja ka depozituar kallëzimin me Nr. 2466-M, datë 12.06.2017 për shtetasin Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm pranë MAS, “për shkelje të rënda ligjore të kryera jashtë kompetencave të funksionit të tij që cënojnë veprimtarinë e ministrisë gjatë procesit të Maturës Shtetërore 2017, si dhe detyrimeve ligjore të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017””.

Gjithashtu, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, ka depozituar pranë Departamentit të Administratës Publike, kërkesën zyrtare për lirimin e menjëhershëm të Plarent Ndrecës nga funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm.

6 komente në “Ministrja Teknike e Arsimit kallëzon në Prokurori, Sekretarin e Përgjithshëm të MAS”

  1. Arsim Teta says:

    Futja pordhes moj ministre. Arsimin ne Shqiperi e ka marre lumi, ti thua se po demtohet. Arsimin prej vitesh e kane shkaterruar te gjithas partite qe kane ardhur ne pushtet. Po arsaimi as mund ted rrgullohet. Kjo eshte arsyeja qe te gjithe nga brezi i ri po perpiqen te largohern jashte per kryerjen e sutdimeve te larta. Keshtu edhe nuk kthehen me ne kete vend te zaptyuar nga maskarenjte qw gjithnje jane ne pushtet.

  2. Marjan pjetraj says:

    Plarent Ndrecen e njo shume mire,eshte nje vlere e shtuar per kedo qe ka fatin te punoje me te ,le te mundohen sa te duan ROJET E MINISTRISE per te ulur vlerat e ketij juristi,qe sa do qe te mundohen qe ta ulin ,do ta ngrine akoma me shume ne te gjitha drejtimet.ROJA ne ministrine e arsimit qe ka urdheruar pezullimin e Plarentit siq duket paska shkuar per te fjetur gjume ,e jo per te ruajtur ministrine nje detyre qe i kane caktuar deri me 25 qershore!

  3. Besmir Ali says:

    Ashtu me te lumte. Plarent brekgrisuri don me bo pordh. N burg te kalbet plera i korruptum. Ka shkatru arsimin.

  4. Gaqi Kacani says:

    Po ckane me Plaron mo ay osht goxha cun. Ne cdo tender ne Politeknik kerkon vec 20% TVSH pra mo.

  5. Gaqo says:

    Nuk ka njeri me plehre se ky Plarenti. Nje hajdut qe ka 4 vjet qe zhvat gjithcka ne arsim.

  6. zogu says:

    O ky njeri me Udhëzimit Nr.52, datë 03.12.2015 na ka këputur jetën shumë studentëve të doktoraturës që tani ishin para mbrojtjes së punimit të regjistruar në vitin akademik 2012/13 i cili ka futur kete udhezim në mënyrë retroaktive, kurse çdo Udhëzim duhet të vlejë prej momentit që hynë në fuqi e kursesi në mëyrë retroaktive nuk ka në asnjë vend kështu . Kjo është antikushtetuese .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje